Familja nga Malësia e Madhe ndërton fermën e dhive për furnizimin e baxhos së djathit - Business Magazine Albania

Familja nga Malësia e Madhe ndërton fermën e dhive për furnizimin e baxhos së djathit

Malësia e Madhe
Sipërmarrësit kanë kthyer sytë nga bujqësia, ku trend në rritje janë investimet në fermat e mëdha blegtorale. Shumë prej fermave kanë arritur ta zhvillojnë biznesin e tyre edhe me mbështetjen financiare, parashikuar për investimet në blegtori. Për këtë janë ndjekur modelet më të mira që sigurojnë prodhim sipas standardeve më të mira në të gjithë zinxhirin e prodhimit.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca gjatë një vizite në Hot të Malësisë së Madhe, vizitoi fermën blegtorale të Luçe Hasanajt, ku mbarështohen mbi 100 krerë dhi të racave “Alpine” dhe “Sana” të importuara nga Franca.
“Luçja më tregoi, se pasioni për punën ishte shtysa e kësaj nisme në të cilën janë përfshirë të gjithë anëtarët e familjes së saj”, u shpreh Krifca.
Ndërsa vetë Luce tregon se është marrë gjithë jetën me blegtori. Ajo e ka të trashëguar këtë profesion nga babai saj.
Sot Lucja ka 200 krerë dhi të races më të mire. “Kujdesem për to si për fëmijët e mi. Aq shumë i dua. Për mua nëse ka një kafshë të pastër, të dashur dhe të zgjuar, ajo është dhia. Të falin dashuri të shtojnë jetë. Janë familje për mua”, thotë ajo.
Lucia shprehet e kënaqur me të çka siguron nga feram e saj.
“Këto na mbajnë “, thotë ajo. “Kemi marrë mbështetje për ndërtimin e stallës nga Programi IPARD II dhe kjo na ka ndihmuar të shtojmë prodhmin”, deklaron Lucia.
Produktet e saj familja Hasanaj i tregton më së shumti në restorantet e vendit. Për këtë punishte, kujdeset djali i familjes, Gjovalin Hasanaj i cili rrëfeu se ferma në këto tre vite ka ecur mirë dhe synon të zgjerojë kapacitetet e prodhimit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0