Falimentim apo mbështetje. Debati që ngjalli ekonomisti Zef Preçi - Business Magazine Albania

Falimentim apo mbështetje. Debati që ngjalli ekonomisti Zef Preçi


Sot kur vendi po përballet me një paralizim të aktivitetit ekonomik, ekonomistët janë përfshirë në një debat për zgjidhjen.

Në një artikull të publikuar, ekonomisti Zef Preçi thekson se falimenti është zgjidhja, duke qenë rruga e vetme e kapitalizmit. Disa ekonomistë e mendojnë kështu, ndërsa një pjesë e tyre kanë reaguar ndaj këtij qëndrimi duke theksuar se nevojitet ndërhyrja e qeverisë.

Sipas tij, “kjo është rruga e vetme që njeh kapitalizmi gjatë dy shekujve të fundit në procesin e ristrukturimit të ekonomisë për të dalë nga kriza… Çfarëdo forme tjetër e ndërhyrjes shtetërore zgjat agoninë e krizës dhe vetëm dhimbjet ua pjesëton anëtarëve të shoqërisë, sipas parimit të njohur: “Privatizim i përfitimeve dhe shoqërizim i humbjeve!”

Politikat sociale, sipas Preçit, janë diçka tjetër dhe shteti ynë, si për ironi të fatit, mekanizmin korrigjues e ka të trashëguar që nga sistemi socialist. Atëhere quhej “80% e pagës pa punuar”, sot quhet “Pagesë kalimtare e papunësisë”.

“Cilido që kërkon rrugë të tjera, aq më keq adoptimin e modeleve të suksesshme në perëndim në një vend si i yni, ku mungojnë institucionet bazë të ekonomisë së tregut dhe vendi qeveriset në mënyrë autokratike (s’ka Kushtetutë, s’ka Kuvend, s’ka bankë qendrore, s’ka institut statistikash, etj.), gabon. Sistemi nuk vetërregullohet në mungesë të institucioneve, përndyshe zhytesh në utopi”, thekson ai.

Lexo: Edi Rama: Pagesat e qirave për muajt prill dhe maj do të shtyhen

Pak histori sipas Preçit
Të paktën që nga kriza e vitit 2008, sistemi ynë është bazuar në rritjen e intensitetit të punës mbi punëtorin (duke e varfëruar më tej atë), në mospagimin e taksave (evazionin fiskal që është rritur), në grabiten me ligj të fondeve, pasurive pulbike dhe të drejtave ekskluzive të shtetit (PPP-të, paracaktimi gjerësisht i fituesve në tendera për shkak të kriminalizimit të Kuvendit dhe të politikës në tërësi, etj.,)…
Është e pashmangshme që kjo krizë do të prekë fundin për të prishur këtë ekuilibër asimetrik dhe jokonvencional të mbarsur me kriza sociale…
Ekonomia jonë kombëtare ka nevojë për një restart që nuk mund të bëhet me vazhdimin e “bojatisjes” së gjendjes së sotme, qoftë edhe pa krizën e pandemisë se coronavorusi-it…

Irena Beqiri ish zëvendësministre e Financave është shprehur kundër kësaj duke theksuar se, “Ne kemi nevojë për një ristart në mentalitet”. Sipas saj, biznesi duhet të përballojë humbjet edhe fitimet që vijnë nga veprimet edhe mosveprimet e tij. Risqet e humbjeve të fatkeqësive natyrore (tërmet, zjarr, përmbytje) mund t’i ulë dhe t’i mbulojë me anë të sigurimit.

“Por, nuk ekziston sigurimi nga karantinimi, e cila është politikë e shëndetit publik në kohë pandemie. Mushkëria e biznesit është fitimi. Nëse të ardhurat i bien në mënyrë drastike saqë nuk mbulon dot kostot dhe kjo jo për faj të tij, si mund të mendohet që ta lëmë të falimentojë. Të lëmë të falimentojë sektorin privat, që punëson 516 mijë shqiptarë ose gati 50% të punësimit total, të lëmë të falimentojë biznesin, i cili llogarit 3.6 miliardë euro kredi në sektorin bankar? Të lëmë të falimentojë biznesin nga i cili në mënyrë direkte edhe indirekte mbledhim rreth 26% të GDP-së të ardhura buxhetore”, thotë ajo.

Sipas Beqirajt, nëse do ta bënim një gjë të tillë do të kishte vetëm një skenar vazhdimësie,  ai do ishte ne formë L…. nuk do ta mernim kurrë veten. “Ka vetëm një zgjidhje, e cila është në dorë të qeverisë: paketa e mbrojtjes së biznesit, e cila është më e rëndësishme nga ana ekonomike, sesa paketa e ndihmës ekonomike individuale sociale:

Go big, act fast, keep the light on !

Klodian Muço, ekonomist shprehet se, jemi në një krizë Kërkesë+Oferte dhe me shumë gjasa po shkojmë drejt një depresioni ekonomik. Qeveria duhet të stimulojë me çdo kusht biznesin para se të jetë shumë vonë e të mbeten me mijëra të papunë rrugëve. Normat e interesit për kreditë që mund të marrin bizneset në këtë periudhe duhet të ishin shumë më të ulëta se 2.85%. Kuptohet ka biznese plot që po abuzojnë me situatën nga fitimet disa miliona euroshe vitin e kaluar në: nuk kam lekë për të paguar rrogat për një muaj. Burimet njerëzore duhen parë si partner për biznesin.

Ermelinda Meksi, ish ministre e Ekonomisë dhe Tregtisë theksoi se të gjithë bashkohen në një shqetësim: Cila është politika më e mirë që duhet ndjekur në mënyrë që ekonomia jonë të përballojë në mënyrë të zgjuar impaktin e krizës së pandemisë? Por, pa zgjidhjen e kësaj të fundit skenarët e ndërhyrjeve mbeten akoma të paqartë, sipas saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #28 - Prill 2022

Si sipërmarrës e keni dëgjuar, madje e keni predikuar shprehjen: jeta nuk bëhet më e lehtë, thjesht ju bëheni më të fortë. Kësaj radhe po e përjetojmë siç nuk e kishim imagjinuar.

Ndërsa po synonim të dilnim nga kthetrat e pandemisë, një tjetër plagë goditi Europën. Sulmi rus ndaj Ukrainës, i pakonceptueshëm nga bota moderne, erdhi si një Tsunami në Europë dhe madje në të gjithë Botën. Lufta me armë shkatërruese, deri tek kërcënimi i përdorimit të armëve nukleare, po sjell një dëm të jashtëzakonshëm për Ukrainën dhe popullin e saj. Mijëra të vrarë dhe mbi 4 milionë të shpërngulur nga vendi, pavarësisht rezistencës së fortë dhe të paparashikuar të ukrain- asve.

Zhvillimet dinamike në më pak se një muaj, çuan në vendime të pamenduara më parë për dhjetëra kompani ndërkombëtare. Tregjet e lëndëve të para panë çmime të rritura me ritmet më të larta të 40 viteve të fundit, ndërsa sheshet në kryeqytetet botërore, përfshirë Tiranën, pritën protestat, fillimisht kundër luftës e më tej kundër rritjes së çmimeve. Më 8 Mars, Çmimi i Naftës kaloi nga 199 lekë/litër në 260-270 lekë për litër, ndërsa po gjatë marsit, çmimi i bukës masive kaloi nga 80 lekë në 100 dhë së fundi 120 lekë. Qeveria ngriti komitete për të …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0