Fakulteti i Shkencave të Natyrës organizon aktivitetin “Këndi i Programuesve të rinj” - Business Magazine Albania

Fakulteti i Shkencave të Natyrës organizon aktivitetin “Këndi i Programuesve të rinj”


Ditën e djeshme, Fakulteti i Shkencave të Natyrës organizoi Konferencën përmbyllëse të projektit “Këndi i Programuesve të rinj”, një konkurs mes nxënësve të shkollave të mesme.

Ky aktivitet ishte nismë e Departamentit të Informatikës në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit në kuadër të Javës së Inovacionit.

Në fazën përmbyllëse ishin të ftuar Ministrja për Inovacion dhe Administratën Publike Znj. Milena Harito, Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni, Dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës Prof. Dr. Spiro Drushku dhe Drejtuesi i Departamentit të Informatikës Prof. Asoc. Dr. Endri Xhina.

Young Programmer Space (Këndi i Programuesve të rinj)” është një platformë e aksesueshme online në adresën education.fshn.edu.al:8888 në të cilën ofrohet shkrimi i programeve në gjuhë të ndryshme programimi përfshirë C, C++.  Kjo platformë mundëson kontrollin e programeve në kohë reale.

Gjatë Konferencës me nxënësit e gjimnazeve të Tiranës u promovua platforma: “Hapësira e programuesve të rinj”, ku fituesit e këtij konkursi të organizuar në datën 10 Maj u pajisën me certifikata dhe çmime të ndryshme.

Departamenti i Informatikës u përgëzua nga të pranishmit për këtë projekt, duke qenë se tashmë teknologjia e informacionit është bërë pjesë e pandarë e jetës tonë dhe një projekt i tillë u hap dyert shumë të rinjve për të qenë sa me të informuar dhe sa më afër asaj që këto programe ofrojnë.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0