Fake News, Vodafone ndërmerr masa për të mbrojtur markën - Business Magazine Albania

Fake News, Vodafone ndërmerr masa për të mbrojtur markën


Vodafone, biznesi i telekomunikacionit celular ka njoftuar planet për të trajtuar çështjen e reklamave të saj dixhitale që shfaqen në faqet e lajmeve të rreme dhe në faqet që shfaqin gjuhën e urrejtjes në mënyrë që të shmangin “ndotjen” e markës.

“Fjalimet e urrejtjes dhe lajmet e rreme kërcënojnë të minojnë parimet e respektit dhe besimit që bashkojnë komunitetet së bashku,” tha shefi i grupit Vodafone, Vittorio Colao, ndërsa ripohoi angazhimin e kompanisë ndaj diversitetit dhe përfshirjes.

“Ne gjithashtu e vlerësojmë shumë integritetin e proceseve demokratike dhe institucioneve që shpesh janë objektivat e furnizuesve të lajmeve të rreme”, shtoi ai. “Ne nuk do të tolerojmë që marka jonë të lidhet me këtë lloj përmbajtje abuzive dhe të dëmshme”.

Detajet e qasjes së re – e cila ka një ndikim potencialisht të madh, pasi rreth gjysma e buxhetit botëror të reklamimit prej 750 milionë £ të Vodafone është shpenzuar në reklama dixhitale – përfshin bashkëpunimin me Google dhe Facebook, si dhe agjencitë për të ndërtuar një “listë të bardhë (whitelist)”.

“Është relativisht e lehtë për të listuar site të caktuara, siç janë ato që kanë të bëjnë me pornografinë dhe lojërat e fatit, por është e vështirë të përjashtohen përmbajtjet që janë – në terma editoriale – në kundërshtim me parimet dhe besimet e një reklamuesi”, vuri re Matt Peacock, kreu i punëve korporative në Vodafone.

“Kur bëhet fjalë për të bërë një gjykim për një vend apo kanal të fokusuar në lajme të rreme ose në gjuhën e urrejtjes, ajo që nevojitet është një gjykim njerëzor, një vlerësim redaktues,” tha ai për Guardian. “Nuk është e mundur të mbështetemi vetëm në algoritma, prandaj kemi arritur në përfundimin se mënyra më e mirë për të fituar sigurinë e markës është përdorimi i një whitelist”.

Lista do të rishikohet rregullisht për t’u siguruar se është “e përshtatshme dhe as shumë e madhe dhe as shumë e vogël”.

Ajo nuk do të përfshijë faqet e lajmeve të gazetave, përmbajtja e të cilave ndonjëherë mund të shkelë udhëzimet, në vend të kësaj do fokusohet vetëm në ato faqe, qëllimi mbizotërues i të cilave është lajmi i rremë që përcakton qëllimisht mashtrimin apo fjalën e urrejtjes – duke përfshirë ato site që “kanë për qëllim të ofendojnë femrat apo minoritete të cënueshme”.

Një burim nga Vodafone i tha “The Telegraph” se politika e re pjesërisht sinjalizoi “një kthim në ditët e vjetra, ku njohim botuesit që do të mbajnë markën tonë” – një zhvillim që publikuesit kryesorë të lajmeve, të cilët kanë humbur të ardhurat nga reklamat në Google dhe Facebook, do ta mirëpresin.

burimi: warc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0