Facebook tani i lejon përdoruesit të porosisin ushqim

Facebook tani i lejon përdoruesit të porosisin ushqim


Përdoruesit e Facebook tani mund të porosisin ushqim nga restorante të ndryshme që ofrojnë shërbim taxi.

Kompani njoftoi ditën e premte se përdoruesit e Facebook mund të përdorin këtë shërbim falë opsionit të ri “Order Food” (Porosit ushqim) në menunë Explore.

Prej aty, përdoruesit mund të kontrollojnë opsionet e ushqimit dhe të zgjedhin “Start Order” (Nis porosinë) nga restorantet ku përfshihet Papa John, TGI Friday, Denny, Chipotle dhe Five Guys.

“Ne po jua lehtësojmë jetën duke krijuar zyrtarisht mundësinë për të porositur ushqim, direkt nga Facebook,” shkruhet në postimin e kompanisë.

“Njerëzit gjithmonë e kanë përdorur Facebook për të zbuluar se çfarë ofrojnë restorante të ndryshme dhe ku porosisin zakonisht miqtë e tyre. Prandaj kjo ishte një risi e nevojshme.”

Ky opsion do t’a ndihmojë Facebook t’i mbajë përdoruesit “të mbërthyer” pas aplikacionit për periudha më të gjata se zakonisht.

Lexoni: Krijuesi i butonit “Like” i trembet pasojave të Facebook

Facebook po përditësohet rregullisht me opsione të reja të dobishme, si informacione mbi motin, kërkimi për vende pune dhe lista me filma.

Lexoni: Tani Facebook-un mund t’a përdorni për të aplikuar për punë

/WARC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0