Tani Facebook-un mund t'a përdorni për të aplikuar për punë » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 16/02/2017

Tani Facebook-un mund t’a përdorni për të aplikuar për punë

Share
nga Neada Muçaj
Shk 16, 2017

Duke filluar nga e mërkura, përdoruesit e Facebook mund të aplikojnë për punë me anë të rrjetit social.

Faqet e Facebook Amerikë dhe Kanada mund të publikojnë një aplikim për punë njësoj siç postojnë një foto apo video. Më pas përdoruesi shumë thjesht klikon dhe aplikon.

Kjo është një nismë serioze e Facebook e ndihmuar nga biznese të ndryshme që janë pjesë e këtij rrjeti social.

Aplikuesit për punë mund të shohin listën e punëve në facebook.com/jobs ose në profilin e biznesit. Ju mund të kontrolloni çdo lloj pune në bazë të llojit të bizesit.

Proçesi mund të kryhet në desktop ose telefon. Disa informacione do të jenë të gatshme bazuar në të dhënat e profilit tuaj në Facebook .

• Emri

• Qyteti

• Email-i

• Numri i telefonit (nëse e këni listuar në të dhënat tuaja.)

Më pas caktimi i intervistës apo dhe vet intervista mund të zhvillohet në Facebook Messenger.

Ky është hapi i fundit nga Facebook për të ofruar më shumë mjete që lidhen me sipërrmarrjen jo vetëm argëtim për përdoruesit.

Mesa duket Facebook ka vendosur të bëhet pjesë e pandashme e jetës sonë .

/Mashable