Facebook përballet me një gjobë marramendëse për skandalin me Cambridge Analytica

Facebook përballet me një gjobë marramendëse për skandalin me Cambridge Analytica


Një hetim nga Britania e Madhe po ndodhte së bashku me disa hetime nga qeveria amerikane për kompaninë e Facebook.

Facebook po përballet me një gjobë masive nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për dështimin për të mbrojtur informacionin e përdoruesve nga firma e të dhënave Cambridge Analytica.

Firma akuzohet për grumbullimin e miliona të dhënave të përdoruesve të Facebook pa pëlqimin e tyre.

Lexoni: Facebook, Cambridge Analytica dhe ana e errët e inteligjencës emocionale

Të martën, zyrtarët britanikë njoftuan se Zyra e Komisionerit të Informacionit të Mbretërisë së Bashkuar mund të gjobisë Facebook me shumën 500,000 paund. Kjo është shuma më e madhe e lejuar sipas ligjit për mbrojtjen e të dhënave të Mbretërisë së Bashkuar.

Zyrtarët do të lejojnë Facebook të përgjigjet përpara se të marrin një vendim përfundimtar mbi gjobën. Një anëtar i komisionit parlamentar tha, “Facebook duhet t’i bëjë të ditura tashmë rezultatet e hetimeve të tyre të brendshme  komitetin tonë dhe autoriteteve të tjera relevante hetuese.”

Facebook po hetohet gjithashtu nga Komisioni i Letrave me Vlerë, Komisioni Federal i Tregtisë dhe FBI në SHBA.

burimi: newsy

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0