Facebook lançon programin e verifikimit të fakteve nga palët e treta në Shqipëri - Business Magazine Albania

Facebook lançon programin e verifikimit të fakteve nga palët e treta në Shqipëri

Facebook

Si pjesë e luftës së Facebook kundër keqinformimit, Facebook thekson se bashkëpunon në të gjithë botën me verifikues të pavarur të fakteve me palë të treta, të cilat shqyrtojnë dhe vlerësojnë saktësinë e përmbajtjes. Së fundi Facebook ka lançuar nisjen e programit të verifikimit të fakteve në Shqipëri me organizatën e pavarur të verifikimit të fakteve Faktoje, një media e certifikuar nga rrjeti ndërkombëtar IFCN , i cili është i pavarur, jo partiak dhe transparent.

“Kur një gazetar që verifikon faktet vlerëson një histori si të rreme, ne e shfaqim më pak atë në News Feed, duke ulur ndjeshëm shpërndarjen e saj. Kjo ndalon përhapjen e lajmeve të rreme dhe zvogëlon numrin e njerëzve që e shohin atë. Faqet dhe domenet që shpërndajnë vazhdimisht lajme të rreme do të shohin gjithashtu uljen e shpërndarjes së tyre dhe heqjen e aftësisë për të fituar para dhe reklamim”, thekson Facebook në komunikimin zyrtar të kompanisë. “Kur një postim është shënuar si i rremë, ne paralajmërojmë njerëzit që e shohin postimin ose përpiqen ta ndajnë postimin, që është shënuar si i rremë. Kontrolluesit e fakteve nuk heqin llogaritë ose faqet nga Facebook”, theksohet në njoftim.

“Ne jemi të lumtur që nisim programin tonë të kontrollit të fakteve të palëve të treta në Shqipëri me  organizatën e verifikimit të fakteve, Faktoje. Lufta kundër lajmeve të rreme është një përgjegjësi që ne e marrim seriozisht, prandaj po punojmë vazhdimisht për mënyrat që ndihmojnë ndalimin e përhapjes së tyre në platformën tonë” tha Kateryna Kruk, Menaxhere e Politikave Publike për Shqipërinë.

Lexo: Si një rrjet lajmesh të rreme po ndihmon propagandën pro-kineze

“Ne jemi duke punuar vazhdimisht për mënyrat që ndihmojnë ndalimin e përhapjes së lajmeve të rreme në platformën tonë dhe për të kuptuar vlerën e partneritetit me ekspertë vendas për ta realizuar këtë. Ne jemi të kënaqur që fillojmë të punojmë me Faktoje dhe i mirëpresim ata në programin tonë global,” tha Sophie Eyears, Menaxhere e Zhvillimit të Partnerëve Strategjik, Integriteti i Lajmeve në Meta.

Ky program është në përputhje me kornizën tre-pjesëshe të Facebook për të përmirësuar cilësinë dhe autenticitetin e postimeve në News Feed, ku Facebook heq llogaritë dhe përmbajtjet që shkelin standardet e tij të komunitetit ose politikat e reklamave; redukton shpërndarjen e lajmeve të rreme dhe përmbajtjeve jo autentike si klikimi; dhe informon njerëzit duke u dhënë atyre më shumë kontekst për postimet që shohin.

“Jemi të lumtur, që më në fund edhe Shqipëria, përmes Faktoje u bë pjesë e këtij partnership me Facebookun. Misioni ynë është të luftojmë disinformimin, të informojmë me fakte, dhe të tregojmë qartë se cilat janë lajmet e rreme që helmojnë çdo ditë nga pak jetën tonë. Ky partnership, është një fillim i ri për ne, dhe jemi të lumtur që prej ditës së sotme jemi pjesë e këtij programi global” – tha Klodiana Kapo, Drejtore Ekzekutive e Faktoje në Shqipëri

Faktoje do të fillojë verifikimin e fakteve në Facebook dhe Instagram në ditët në vijim. Sot, Facebook punon me më shumë se 80 partnerë për verifikimin e fakteve në më shumë se 60 gjuhë në mbarë botën dhe po investon në mënyra për t’i shkallëzuar më tej këto përpjekje.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0