Facebook kërcënon Europën: “Nuk do t’i ofrojmë më platformat tona sociale në kontinent” - Business Magazine Albania

Facebook kërcënon Europën: “Nuk do t’i ofrojmë më platformat tona sociale në kontinent”

Meta Platforms Inc. ka kërcënuar të tërheqë Facebook dhe Instagram nga Evropa nëse nuk është në gjendje të vazhdojë transferimin e të dhënave të përdoruesve në SHBA. Rregullatorët evropianë po ripunojnë aktualisht rregulloren se si të dhënat evropiane transferohen përtej Atlantikut, pasi marrëveshja e mëparshme e Mburojës së Privatësisë me SHBA-në u shpall e pavlefshme nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në korrik 2020.

Facebook Inc. po shtrëngon rregullat e saj për përmbajtjen në lidhje me zgjedhjet presidenciale në SHBA muajin e ardhshëm, duke përfshirë vendosjen e një ndalimi të përkohshëm të reklamave politike kur të përfundojë votimi, ndërsa përgatitet për një natë të diskutueshme që mund të mos përfundojë me një fitues përfundimtar.

Lexo edhe: Bien aksionet e Facebook me 22%, pasi numri i përdoruesve pëson rënie për herë të parë

Ndërsa nuk ka gjasa që Meta të tërheqë produktet e saj kryesore nga një prej tregjeve më fitimprurëse, përgjigja e saj nxjerr në pah tensionin në rritje midis kompanisë së mediave sociale dhe ligjvënësve mbi pronësinë e të dhënave të përdoruesve.

Komisioni Evropian tha se negociatat me Uashingtonin janë intensifikuar, por ato “kërkojnë kohë duke pasur parasysh gjithashtu kompleksitetin e çështjeve të diskutuara dhe nevojën për të vendosur një ekuilibër midis privatësisë dhe sigurisë kombëtare”, shkroi një zëdhënës i Komisionit në një deklaratë për Bloomberg të hënën.

“Vetëm një marrëveshje që është plotësisht në përputhje me kërkesat e vendosura nga gjykata e BE-së mund të sigurojë stabilitetin dhe sigurinë ligjore që presin palët e interesuara në të dy anët e Atlantikut,” shtoi zëdhënësi.

Në gusht 2020, agjencia irlandeze e mbrojtjes vendosi që përdorimi i klauzolave ​​standarde kontraktuale nga një kompani për të përpunuar të dhënat evropiane shkelte GDPR dhe duhet të pezullohej. Vendimi përfundimtar duhet të merret në gjysmën e parë të këtij viti.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0