Rrjeti social Facebook njoftoi një politikë të re, e cila ndalon reklamat dekurajuese ndaj vaksinave, si pjesë e një përpjekjeje të re për t’i inkurajuar ata të marrin injeksionet e vaksinave të gripit gjatë pandemisë COVID-19. Në njoftimin e fundit theksohet se reklamimet që tregojnë vaksinat si të pasigurta ose të padobishme më nuk do të lejohen. “Ne nuk i duam këto reklama në platformën tonë,” – thanë të martën Kang-Xing Jin, menaxher i Facebook-ut për nismat shëndetësore dhe Rob Leathern, drejtori i menaxhimit të produktit.
LEXO: Facebook ndalon postimet që mohojnë Holokaustin
Kompania theksoi se në këtë mënyrë dëshiron të ndihmojë që njoftimet për mbrojtjen dhe efektivitetin e vaksinës të arrijnë një audiencë të gjerë . “Tani, nëse një reklamë dekurajon në mënyrë të qartë dikë nga marrja e saj, ne do ta refuzojmë atë”, thanë Jin dhe Leathern.
Për më tepër, Facebook njoftoi fillimin e një fushate të re për të siguruar informacion në lidhje me vaksinat e gripit për përdoruesit dhe u zotua të punojë me “partnerë globalë të shëndetit në fushata për të rritur normat e imunizimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto