Përdorimi i maskave, dorezave dhe mjeteve të tjera mbrojtëse gjatë periudhës së pandemisë, ka pasur impakt negativ në mjedis.
Një fabrikë në Francën rurale, ka gjetur një zgjidhje unike për të reduktuar sasinë e plastikës që hidhet çdo ditë në kosha, duke prodhuar maska të bëra nga kërpi. Frédéric Roure, themeluesi i fabrikës Géochanvre, u shpreh për Reuters se maskat e kësaj kompanie janë tërësisht të dekompozueshme, ndërsa lidhësja elastike është e riciklueshme.
“Ky është një produkt natyral dhe do të kthehet përsëri në tokë. Hidhe kërpin në tokë dhe pas 3-6 muajsh, nuk mbetet më asgjë.” Maskat prej kërpi kushtojnë 1 euro secila dhe klientët kryesisht nga Evropa dhe Kanadaja, kanë blerë deri më tani 1.5 milionë të tilla.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.