Eventet kryesore që na presin në vjeshtën e 2024! - Business Magazine Albania

Eventet kryesore që na presin në vjeshtën e 2024!

Eventet kryesore që na presin në vjeshtën e 2024!
Po përfundojnë pushimet, po fillon sezoni i ri i punës dhe shumë ekipe janë duke përgatitur evente fantastike me qëllim edukimi, zhvillimi e promovimi në industri të ndryshme. Më poshtë po listojmë disa prej tyre që nuk duhet t’i humbisni!

1.Rikthehet Future2Tech, panairi më i madh i teknologjisë dhe inovacionit në vend

Future2Tech, panairi i shumëpritur i inovacionit dhe sipërmarrjes, po rikthehet këtë vit, në datat 9-10 tetor tek Pallati i Kongreseve, me më shumë energji dhe mundësi se kurrë më parë. Ky panair,i organizuar nga Iceberg Exhibitions dhe Albaniatech , është bërë një pikë referimi për të gjithë ata që janë të interesuar në teknologji dhe inovacion, premton të jetë një event që do të sjellë së bashku liderë të industrisë, startupe premtuese dhe investitorë të “etur” për të zbuluar idetë e reja që do të ndryshojnë të ardhmen.
Rikthimi i Future2Tech 2024 premton të jetë edhe më i madh dhe më i suksesshëm. Disa nga aspektet që priten të jenë në fokus këtë vit përfshijnë:Inovacione të reja: Një sërë kompanish do të prezantojnë teknologjitë dhe zgjidhjet e tyre më të reja, duke i dhënë vizitorëve mundësinë të shohin nga afër zhvillimet më të fundit në industri.
Sesione edukative: Programi i pasur me sesione paneli dhe workshops do të ofrojë njohuri të thella dhe praktike për pjesëmarrësit.
Rrjetëzimi dhe bashkëpunimi: Panairi do të vazhdojë të jetë një platformë e shkëlqyer për rrjetëzim dhe krijimin e partneriteteve të reja.
Future2Tech vazhdon të mbetet një destinacion kryesor për ata që kërkojnë të jenë në krye të inovacionit dhe teknologjisë.Rikthimi i tij këtë vit është një mundësi e artë për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e një komuniteti global të inovatorëve dhe sipërmarrësve.
Regjistrohuni këtu për tu bërë pjesë e panairit si ekspozues!

 

2.Përqafo të ardhmen: Zbulo fuqinë e AI në AllWeb Tirana!

Konferenca vjetore që diskuton çështjet digjitale është gati për edicionin e saj të 15-të, të 7-të në Tiranë, Shqipëri.  Me një qasje të re të orientuar në tregjet rajonale tashmë, biznesi dhe shoqëria duhet të trajtojnë temat e fushës digjitale, pasi ato nuk po bëhen thjesht një pjesë masive e punës dhe jetës sonë, por janë ndër më të rëndësishmet për vitet që vijnë. Konferenca bashkon ekspertë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë komunikimin, marketingun & teknologjinë, duke ndikuar ndjeshëm në ekonominë e tregut digjital. Mos harroni të përfitoni nga mundësia për të qëndruar përpara, duke marrë pjesë në konferencën një ditore në Tiranë,  më 7 Nëntor, tek Katedralja Ortodokse. AllWeb lindi në Maqedoni në vitin 2012 si një konferencë vjetore, duke shfaqur përmbajtje cilësore, folës fantastikë dhe studime të dobishme të rasteve, të gjitha në një vend, brenda një dite. Në vitin 2016, revista Business Mag Albania e solli atë në Shqipëri. Në këtë ngjarje unike, perspektivat e folësve ndërkombëtarë ndërthurin pa vështirësi praktikat më të mira lokale, të sjella nga ekspertë të industrisë nga rajoni.Ky aktivitet është i vlefshëm për kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre ; për mediat e reja dixhitale dhe tradicionale ; për sipërmarrjet e reja startup dhe drejtuesit e tyre ; konsulentët financiarë dhe Strategjikë; menaxherë brandesh / markash; ekspertë të shitjeve online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale.  Nxitoni të përfitoni biletat me çmimin Super Early Bird deri më 13.09.2024 për vetëm 99euro+ tax! Kontakt:  Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

3.AI Tech Summit rikthehet në Shkup në Tetor!

AI Tech Summit, ngjarja kryesore për entuziastët dhe profesionistët e inteligjencës artificiale në Ballkan, do të rikthehet në Shkup më 3 dhe 4 Tetor në National Opera and Ballet. Samiti i këtij viti premton të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme, duke sjellë një listë të shkëlqyer folësish nga disa prej kompanive kryesore të teknologjisë në botë. AI Tech Summit shërben si një platformë dinamike për profesionistët e teknologjisë për të ndarë njohuri mbi zhvillimet më të fundit në AI dhe aplikimet e saj, dhe për të mësuar se si të përdorin këto teknologji për të krijuar mundësi të reja biznesi dhe për të nxitur rritjen, si dhe për të adresuar në mënyrë kolektive mundësitë dhe sfidat që paraqet AI. Biletat janë në numër të kufizuar, prandaj ju sugjerojmë që të bëni regjistrimin tani. Për më shumë informacion dhe për t’u regjistruar, vizitoni www.techsummit.ai

4. Vjen edicioni i tretë i BSides Tirana!

Mbajtur në zemër të Tiranës, BSides Tirana është një konferencë dinamike dy-ditore për sigurinë kibernetike që premton të frymëzojë dhe angazhojë individë me interes në sigurinë kibernetike. Me një ambient bashkëpunues të dizajnuar për të lehtësuar shkëmbimin e informacionit dhe ideve, BSides Tirana shërben si një lidhje jetike mes profesionistëve të sigurisë së informacionit dhe komunitetit të gjallë teknologjik në Tiranë. Pas sulmeve kibernetike në Shqipëri, bëhet e qartë se sa kritike është siguria kibernetike për çdo organizatë, biznes, apo qeveri. Është e rëndësishme të sigurohemi që të gjithë të jenë të përgatitur për sfidat e sigurisë së sotme. BSides Tirana ofron një mënyrë të vlefshme për ju dhe organizatën tuaj për të ndërtuar lidhje me komunitetin e sigurisë së informacionit; lidhje që mund të çojnë në një forcë punëtore më të arsimuar, praktika më të forta të sigurisë dhe një botë më të sigurt për të bërë biznes. Pavarësisht nëse kërkoni të mësoni, të ndani përvoja apo të krijoni kontakte me vendimmarrës në industri, BSides Tirana 2024 është vendi ku duhet të jeni. Rezervoni vendin tuaj falas këtu!

5.Global Albanian Gastronomy Festival po vjen: Rezervo stendën tënde në panairin më të madh tregtar jashtë vendit!

Berlini, një qytet i njohur për diversitetin e tij kulturor dhe skenën e gjallë kulinare, është gati të presë një  tjetër ngjarje të rëndësishme për shqiptarët. Pasi skuadra e kombëtares na përfaqësojë denjësisht në Gjermani këtë vit, tashmë janë kompanitë tona që duan të shënojnë “gola” në tregjet evropiane duke u bërë pjesë e panairit më të madh tregat shqiptar të organizuar jashtë vendit, Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF). Kjo ngjarje e rëndësishme, e cila do të zhvillohet më 2-3 tetor 2024 në Arena Hall Berlin, premton të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për partneritete të reja biznesi në sektorin e gastronomisë, të kombinuar me elemente të trashëgimisë kulinare dhe kulturore nën moton “Aty ku tradita takohet me tregtinë”. Më shumë se 20,000 restorante në botë janë të themeluara nga pronarë shqiptar. Andaj, ky panair është një potencial i madh bashkëpunimi mes tyre dhe kompanive tona që ofrojnë produkte cilësore, me kohë të shpejtë dorëzimi dhe me çmime konkuruese, gati për të depërtuar në tregjet evropiane. Nga ana tjetër, ky panair do të jetë gjithashtu një festë për kontributin e gjithë gastronomëve shqiptar nëpër botë dhe arritjet e tyre të suksesit.

6.Impact Asssment Institute organizon “Summer School on EU Better Regulation” për herë të parë në rajon!

Impact Assessment Institute ka kënaqësinë të prezantojë Summer School on EU Better Regulation dhe politikave të bazuara në prova brenda Bashkimit Evropian. Ky program gjithëpërfshirës do të thellohet në detajet e Impact Assessments (IAs) të kryera nga Komisioni, si dhe në përdorimin strategjik të IA dhe provave të ngjashme në European Parliament (EP) dhe Council. Shkolla Verore do të zhvillohet nga e marta, 27 gusht deri të premten, 30 gusht 2024, në Rogner Hotel Tirana, në Tiranë, Shqipëri. Çdo ditë do të fillojë në orën 09:00 dhe do të përfundojë në orën 16:00, me dy pushime kafeje dhe një pushim dreke për komoditetin dhe  rehatinë e pjesëmarrësve. Në fund të shkollës verore, pjesëmarrësit do të kenë një kuptim shumë më të mirë të mundësive të tyre për të bërë një ndikim të vërtetë në vendimmarrjen e BE-së. Regjistrohuni këtu për tu bërë pjesë e shkollës verore .

7.Rikthehet në datat 14-27 tetor “EU Code Week”

Shumica prej jush tashmë e dini, por për ata që janë të rinj në komunitetin e Code Week – EU Code Week është një lëvizje në nivel bazë që feston krijimtarinë, zgjidhjen e problemeve dhe bashkëpunimin përmes programimit dhe aktiviteteve të tjera teknologjike. Në fakt, ideja është të bëhet programimi më i dukshëm dhe të inkurajohet njerëzit e të gjitha moshave të eksplorojnë botën e programimit, të zbulojnë kënaqësinë në krijimin me kod dhe të fitojnë aftësi të vlefshme dixhitale për të ardhmen. Këtë vit, ngjarja juaj e preferuar e kodimit do të zhvillohet më 14-27 tetor! Datat e zgjedhura për këtë vit janë përzgjedhur me kujdes përmes një përpjekjeje bashkëpunuese që përfshinte 43 Code Week Ambassadors, 83 Leading Teachers dhe gjashtë anëtarë të tjerë të komunitetit të EU Code Week, që vijnë nga 29 vende. Qëllimi ishte të sigurohej që Code Week 2024 të përputhet pa probleme me preferencat dhe disponueshmërinë e komunitetit tonë të larmishëm.

8. Hapet thirrja për “European Union Youth Start-up Competition 2024”

European Union Youth Start-up Competition 2024 është një mundësi fantastike për sipërmarrësit e rinj që duan t’i japin formë të ardhmes. Nëse keni një ide vizionare që adreson sfida globale dhe promovon qëndrueshmërinë e në të njëjtën kohë ndjek vlerat e BE, kjo është mundësia e duhur për ju. Nga 18-20 nëntori, në Budapest, Hungari, kompeticioni do t’u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë të prezantojnë idetë e tyre novatore, të njihen me profesionistë të industrisë e të takojnë investitorë potencialë. Sipërmarrësit e rinj do të përfitojnë nga workshop-e të ndryshme, mundësi networking-u dhe diskutime në panel që do u mësojnë informacione të dobishme e do t’i ekspozojnë ndaj mundësive. Për të aplikuar, duhet të jeni 18-25 vjeç dhe të dërgoni një video 3-minutëshe ku shpjegoni idenë e startup-it tuaj. Mos humbisni këtë shans për të shpalosur krijimtarinë dhe për t’iu bashkuar brezit të ri të sipërmarrësve të suksesshëm. Aplikoni brenda 20 shtatorit  https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/d0a48f3e-3648-8fe9-304c-ea1a224c51fb .  

9.Slush’D vjen edhe në Shqipëri! Bëhuni gati për një event unik në datën 24 tetor

Tirana Slush’D është eventi i parë Slush’D në Shqipëri, i fokusuar në mbështetjen e themeluesve dhe transformimin e ekosistemit të startup-eve. Synon të nxisë inovacionin duke lidhur skenën ndërmarrëse shqiptare me Ballkanin, Evropën dhe vendet nordike, duke ofruar një platformë për rrjetëzim, ndarjen e njohurive dhe bashkëpunim. I vendosur të zhvillohet në Piramidën ikonike të Tiranës, ky event synon të mbështesë themeluesit dhe të përmirësojë si ekosistemet startup shqiptare ashtu edhe ato ndërkombëtare, duke i lidhur ato me rajonin më të gjerë të Ballkanit, Evropën dhe vendet nordike.   Eventi do të zhvillohet në Piramidën e Tiranës më 24 Tetor 2024. Vetë vendi shton tërheqjen e eventit, duke ofruar një sfond të veçantë për këtë mbledhje të rëndësishme të komunitetit të startup-eve. Bli biletën këtu   

 

10.“European Festival Civic Education” vjen në Tiranë në datat 14-17 Nëntor 2024

NECE Prep LAB në Tiranë synon të krijojë skenën për festivalin duke angazhuar aktorë lokalë dhe duke eksploruar peizazhin e edukimit qytetar në Shqipëri dhe rajonin përreth. Si një mbështetës kryesor i Festivalit NECE, Fondacioni Shoqëria e Hapur | Ballkani Perëndimor u përfaqësua në takimin fillestar të Prep LAB nga Vlora Rechica, Analiste Programi në #OSFWB. Ajo theksoi se OSF ka mbi 30 vjet që i është përkushtuar promovimit të konceptit të një shoqërie të hapur. Tani, zyra rajonale po e çon më tej këtë angazhim duke fuqizuar aktorët rajonalë për të formësuar të ardhmen e përbashkët të të gjithë rajonit. Në Festivalin e këtij viti NECE, do të eksplorohet tema e shumëanshme e BORDERS, duke shqyrtuar implikimet e tyre në ndryshimet klimatike, shkrim-leximin dixhital, punën në komunitet dhe migrimin. Me sesione interaktive, panele dhe çmime, ky festival është platforma e përsosur për edukatorët dhe palët e interesuara që të lidhen, të mësojnë dhe të krijojnë strategji vepruese.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0