Global Albanian Gastronomy Festival po vjen: Rezervo stendën tënde në panairin më të madh tregtar jashtë vendit! - Business Magazine Albania

Global Albanian Gastronomy Festival po vjen: Rezervo stendën tënde në panairin më të madh tregtar jashtë vendit!

02-10-2024 Join

Berlini, një qytet i njohur për diversitetin e tij kulturor dhe skenën e gjallë kulinare, është gati të presë një  tjetër ngjarje të rëndësishme për shqiptarët. Pasi skuadra e kombëtares na përfaqësojë denjësisht në Gjermani këtë vit, tashmë janë kompanitë tona që duan të shënojnë “gola” në tregjet evropiane duke u bërë pjesë e panairit më të madh tregat shqiptar të organizuar jashtë vendit, Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF).

Kjo ngjarje e rëndësishme, e cila do të zhvillohet më 2-3 tetor 2024 në Arena Hall Berlin, premton të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për partneritete të reja biznesi në sektorin e gastronomisë, të kombinuar me elemente të trashëgimisë kulinare dhe kulturore nën moton “Aty ku tradita takohet me tregtinë”.

Më shumë se 20,000 restorante në botë janë të themeluara nga pronar shqiptar. Andaj, ky panair është një potencial i madh bashkëpunimi mes tyre dhe kompanive tona që ofrojnë produkte cilësore, me kohë të shpejtë dorëzimi dhe me çmime konkuruese, gati për të depërtuar në tregjet evropiane. Nga ana tjetër, ky panair do të jetë gjithashtu një festë për kontributin e gjithë gastronomëve shqiptar nëpër botë dhe arritjet e tyre të suksesit. 

Panairi i partneriteteve të reja

GAGF pritet të tërheqë mbi 3000 vizitorë, pronar apo menaxher baresh/ restoratesh/hotelesh/kompani distribicioni nga Gjermania dhe nga Diaspora shqiptare kudo në botë. Nga ana tjetër do të ekspozojnë rreth 100 kompani shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilat ofrojnë një gamë të larmishme mallrash dhe shërbimesh të përshtatshme për gjithë ciklin e gastronomisë si:

  • Ndërtim, Dizajn dhe Mobilim për restorante të reja, hotele, bare.
  • Zinxhiri i furnizimit me ushqime dhe pije, vajra, bimë aromatike, paketim, uniforma etj.
  • Shërbime të jashtme dhe digjitale si aplikacione, faqe interneti, menaxhim të mediave sociale etj.
  • Mundësi investimi në turizëm dhe Real Estate.

Nëse jeni një kompani nga Shqipëria, bëni biznes në sektorët e mësipërm dhe synoni të zgjeroheni me eksporte apo investime në tregun evropian, atëhere aplikoni tani për të rezervuar stedën tuaj në Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF).

Rezervoni një stendë: https://gagfestival.com/

Ekipi organizativ ka një vizion: Të shohë një botë ku kultura dhe potenciali ekonomik i shqiptarëve njihen dhe vlerësohen në skenën ndërkombëtare. Duke frymëzuar bashkëpunimin dhe inovacionin, Festivali GAG synon të:

  • Promovojë Mundësitë e Tregtisë: Të lehtësojë partneritetet e biznesit dhe mundësitë e rrjetëzimit midis pjesëmarrësve, nëpërmjet takimeve B2B, sesione matchmaking dhe eventeve të network të dizajnuara për të nxitur partneritete strategjike, qoftë për eksporte apo marrëveshje franchise
  • Rritje të Investimeve: Të inkurajojë investimet nga biznese ndërkombëtare apo bizneset e diasporës shqiptare që kërkojnë të eksplorojnë tregun shqiptar. GAGF do të ofrojë një pamje të qartë mbi klimën e investimeve në Shqipëri, kornizave rregullatore dhe stimuj për investitorët e huaj, duke ofruar një pasqyrë të plotë të peizazhit të biznesit në sektorët e lidhur me gastronominë. Panelet e diskutimeve dhe workshops do të trajtojnë sfidat e industrisë, tendencat e tregut dhe mundësitë e investimeve, duke u ofruar pjesëmarrësve njohuri të vlefshme për sektorin specifik.
  • Lidhjet mes Furnitorëve: Prezantimi i produkteve dhe shërbimeve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të njohura për cilësinë e lartë, çmimet konkurruese dhe dërgimin e shpejtë, vetëm disa km larg nga Evropa.
  • Promovojë Shkëmbimin Kulturor: Të nxjerrë në pah kulturën dhe gastronominë shqiptare në një audiencë globale, duke nxitur mirëkuptimin ndërkulturor dhe bashkëpunimet e biznesit.

Pikat kryesore të programit

Festivali do të përfshijë një seri aktivitetesh gjatë dy ditëve të eventi:

  • Panairi dhe ekspozita tregtare: Duke përfshirë 100 shtande që prezantojnë produkte dhe shërbime shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi brenda sektorit të gastronomisë, duke nxitur negociatat dhe krijimin e partneriteteve afatgjata me blerësit evropian.
  • Workshops dhe Panele Diskutimi: Ofrimi i një platforme për angazhim me investitorët e mundshëm dhe identifikimi i mundësive të reja për zhvillim.
  • Gara Gatimi dhe Prezantime Produktesh: Gara gatimi midis shefave më të mire të kuzhinës, duke lejuar pjesëmarrësit të përjetojnë shijet e pasura dhe teknikat inovative kulinare të kuzhinës shqiptare.
  • Promovimi i Potencialit të Turizmit: Vendosja në fokus e potencialeve të turizmit, agroturizmit dhe investimeve duke përfshirë ofertën e pasurive të paluajtshme, duke inkurajuar të ftuarit të eksplorojnë këto mundësi.
  • Mbrëmja Gala dhe Ceremonia e Çmimeve: Përfundimi me një mbrëmje gala madhështore me pjesëmarrje të nivelit të lartë, duke përfshirë një ceremoni çmimesh për të nderuar kontribuesit kryesorë të gastronomisë shqiptare në gjithë botën.

Edicioni i parë i Festivalit Global të Gastronomisë Shqiptare 2024 pritet të jetë një ngjarje e rëndësishme, duke premtuar partneritete të reja biznesi dhe promovimin e ekselencës gastronomike shqiptare.

Shënoni datat në kalendarin tuaj për 2-3 tetor dhe bashkohuni në këtë festë biznesi dhe gastronomike

“Aty ku tradita takohet me tregtinë”

Për më shumë informacion rreth rezervimit të shtandit apo për t’u regjistruar për biletë, vizitoni faqen e internetit: https://gagfestival.com/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0