Eventet kanë ndryshuar! - Business Magazine Albania

Eventet kanë ndryshuar!

Eventet
~4 minuta lexim

A e dinit se organizimi i eventeve vazhdon çdo vit të klasifikohet si një nga punët më stresuese që ekziston duke u renditur në të njëjtat nivele si me profesionet e ushtrisë, mbrojtjes, zjarrëfikseve apo urgjencave të ndryshme?

Për menaxherët e eventeve ka një listë shumë të gjatë të punëve për t`u ndjekur: gjetja e vendit të duhur, punësimi i stafit mundësisht me eksperiencë, gjetja apo marrja me qira e pajisjeve, organizimi i transportit, sigurimi i pajisjeve audio-vizuale, shërbimi i kateringut, regjistrimi i të ftuarve, respektimi i axhendës, krijimi i sigurisë së funksionimit të çdo hallke të mundshme (njerëzore ose teknologjike) – dhe lista vazhdon. Dhe për t’i bërë gjërat më të komplikuara, viti në të cilin ndodhemi solli të reja edhe më sfiduese për menaxherët e eventeve.

Eventet janë rikonceptuar gjatë 2020 në mënyrë të tillë që menaxherët e eventeve të ndodhen para të papriturave e të gjejnë zgjidhje të momentit të fundit.

Në rast se para pandemisë, fokusi i organizuesve të eventit, ishte të mos e bënin eventin të mërzitshëm, të shpërndanin kohën mes “kohë e lirë” dhe “kohë e organizuar”, fokusi në kushtet e sotshme është inovacioni dhe përdorimi i teknologjisë për të sjellë njerëzit pranë dhe për të arritur në mënyrë sa më efektive qëllimin e eventit, pa ndërpreje.

Organizuesit e eventeve përballen shpesh me situatën ku u duhet të kujdesen vetë për lidhjet teknologjike dhe elektronike, duke krijuar një sifdë të re për menaxhimin e eventeve. Fatmirësisht tregu shqiptar ka ecur në hapat e kohës edhe në këtë fushë. Kompania lider në fushën e shërbimeve audiovizuale, Prosound, partnere për eventet më të rëndësishme në vend, të formës klasike deri dje, mundet me kapacitet të plotë t`ju asistojë në eventet tuaja sipas realitetit të ri.

Lexo:  Industria e eventeve dhe COVID – 19: Vlera e një eventi virtual në kohë pandemie

Prosound, me një eksperiencë 15 vjeçare në treg, u asiston për eventet tuaja të mëdha ose të vogla në lidhjet tuaja me personat që nuk ndodhen fizikisht me ju, duke i sjellë me imazhe perfekte, audio të nivelit profesional dhe ajo që është më e rëndësishmja, pa ndëprerje dhe në respektim të axhendës suaj. Nuk keni për ta kuptuar që personat e tjerë nuk janë në të njëjtën sallë me ju.

Konferenca e së ardhmes me ekrane LED, sisteme perkthimi në kohë reale, lidhjet e shumfishta live dhe efektet me jetë audio-vizuale janë një ndihmë e jashtëzakonshme që i ofrohet kompanive shqiptare, për të mos e ndjerë distancën fizike dhe për të mos ndalur organizimin e eventeve, konferencave dhe seminareve kaq te rëndësishme për mbarëvajtjen e punës apo aktiviteteve të ndryshme edukuese, rrjetëzuese dhe jo vetëm. Teknologjia, konceptimi dhe organizimi që Prosound përdor sjell thjeshtësi, komoditet dhe mundësi për të realizuar eventin në një organizim tërësisht të ri për ju, por mjaft komod njëkohësisht.

Eventet sipas realitetit të ri mund të jenë gjithashtu interaktive. Teknologjia e ofruar nga Prosound mund t`i japë eventit tuaj një atmosferë shumë profesionale duke krijuar interaktivitet nëpërmjet videove, prezantimeve dhe efekteve grafike. Jini guximtare dhe mos mendoni për kufizimet pasi tekonologjia ju hap horizonte të reja.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0