Shoqata e TIK (AITA), në bashkëpunim me BERZH Këshilla për Bizneset e Vogla, AIDA, dhe me financim të Norvegjisë si pjesë e EBRD Small Business Impact Fund, do të organizojnë një cikël trajnimesh në fushën e “Tregtisë Elektronike” në të cilat do të kenë mundësinë të rrisin kapacitetet e tyre disa ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM) të përzgjedhura në bazë të një proçesi aplikimi.
Aplikoni brenda datës 15 Qershor në linkun më poshtë: shorturl.at/eAK89
Kompanitë që do të pranohen në trajnim duhet të plotësojnë disa kritere të cilat lidhen me industrinë, numrin e punonjësve si dhe planet në lidhje me digjitalizimin dhe tregtinë elektronike.
Ky cikël trajnimesh ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të NVM-ve mbi përfitimet e përdorimit të tregtisë elektronike në biznes. Sesionet e trajnimeve do të zhvillohen Online gjatë periudhës Qershor – Korrik 2022. Datat do bëhen me dije në ditët në vazhdim.
Për më shumë detaje ose paqartësi, kontaktoni në adresën email: dmezini@dm-consulting.biz AIDA – Albanian Investment Development Agency.
Lexo: OSCAL 2022, edicioni i 7-të po vjen
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.