OSCAL 2022, edicioni i 7-të po vjen - Business Magazine Albania

OSCAL 2022, edicioni i 7-të po vjen

18-06-2022 Join

Konferenca e parë vjetore ndërkombëtare në Shqipëri, Open Source Conference Albania (OSCAL), do të rikthehet pas 2 vitesh për edicionin e saj të shtatë, për të promovuar në rajon në një masë më të gjerë frymën e kulturës së informacionit të hapur, softuerit me kod burimi të hapur dhe tekonologjinë e lirë në tërësi. OSCAL 2022 do të mbahet më 18-19 Qershor 2022 në Tiranë dhe pritet të mbledhë së bashku mbi 300 entuziastë të teknologjive me kod burim të hapur, programues, dhe profesionistë të të dhënave të hapura apo sigurisë në rrjet. OSCAL, jo vetëm ofron për çdo person që ka dëshirë mundësinë për të ndarë njohuritë apo eksperiencat e veta me pjesëmarrësit, por nëpërmjet tij frymëzon edhe dhjetëra të tjerë.

Një larmishmëri prezantimesh dhe puntorishë shumë interesante, që do të mbahen paralelisht në disa salla, do të jenë pjesë e të dyja ditëve të konferencës. Pra, që prej orës 09.00 deri në orën 18:00 pjesëmarrësit do të mund të ndjekin temat e tyre të preferuara ose, nëse kanë dëshirë të përfshihen më tepër, do të mund të marrin informacione më të detajuara për projektet me kod burimi të lirë dhe të hapur (free open source) te stendat përkatëse, të cilat gjithashtu do të jenë prezente. Vlen të përmendet se openSUSE, Fedora, LibreOffice, OpenStreetMap, Wikipedia, phpList, Debian janë vetëm disa nga komunitetet të cilat kanë qenë prezente në vitet e kaluara duke i dhënë mundësinë pjesëmarrësve të njihen më tepër me komunitetin lokal dhe global. Gjatë edicionit të fundit në 2019 u mbajtën 50 prezantime me ligjërues nga shtete të ndryshme të botës, ku ishin të pranishëm më se 300 pjesëmarrës të frymëzuar për të mësuar më tepër rreth kulturës së lirë. Pjesa më e bukur janë komentet pozitive, të cilat i motivojnë organizuesit të mendojnë për mundësi të reja për vitet e ardhshme dhe përmirësime të mëtejshme për eventin.

Tema e këtij viti: Internet Freedom FTW/WTF?!
Këtë edicion vendosëm të vazhdojmë aty ku e lamë në 2020 përpara se pandemia të ndërpriste organizimin e konferencës dhe të ndryshonte përditshmërinë tonë. Shumë gjëra kanë ndodhur gjatë këtyre viteve dhe ne do donim të reflektonim në gjërat që kanë ndryshuar dhe ato çka nuk kanë shkuar si duhet.

Liria në internet është më e kufizuar se më parë. Për vite qytetarët e rrjetit kanë lëvduar mjetet bashkëpunuese dhe fuqizuese të internetit, ndërkohë që gjithashtu është vënë në dukje rritja e interesit për kontrollimin, filtrimin dhe censurimin e çfarë ne shohim dhe bëjmë online. Në vitet e fundit ne kemi përballë një problem të ri, atë të abuzimit me lirinë në internet dhe përdorimit te tij për të përhapur informacione të pavërteta, teori konspirative dhe gjuhën e urrejtjes si kurrë më parë. Në njërën anë, qeveritë dhe korporatat gjurmojnë cdo lëvizje tonën në rrjet. Në anën tjetër, aktorë të dyshimtë po e përdorin keqinformimin për të cënuar sensin e të vërtetës duke u fshehur pas sloganit të lirisë.

Me raportime të shumta për ndërpreje të aksesit në internet, bllokim të domaineve, survejimin masiv, censurimin, qeveritë të cilat luftojnë mjetet që rrisin privatësinë si ekriptimi, së bashku me rritjen masive të shpërndarjes së lajmeve rreme, çfarë mund të bëjmë ne? Si ta luftojmë censurimin dhe survejimin që na bëhet nga qeveritë dhe korporatat? A ka një zgjidhje demokratike kundër shpërndarjes së informacioneve të rreme? A është teknolgjia e re e referuar si web3 një mënyrë për të pasur internet të decentralizuar apo vetëm një ribrandim që ofron të njëjtën gjë? World Wide Web, një mjet fantastik i përdorur për të shpërndarë njohuri e informacione dhe një nga mjetet më të shpejta të komunikimit, po përdoret kundra nesh, ndaj ne duhet të reagojmë! Në këtë edicion të konferencës tonë të fuqizuar nga vullentarët ne duam të theksojmë se ne jemi këtu për të luftuar për lirinë në internet dhe kundër keqinformimit të shpërndarë gjërësisht në rrjet!

OSCAL 2022: prezantime, punëtori, takime me komunitetin dhe stenda informative, bëhemi gati për #InternetFreedomFTW #InternetFreedomWTF. Një event komunitar i organizuar nga Open Labs Hackerspace, komuniteti lokal i dedikuar fuqizimit të kulturës së kodit burim të lirë dhe të hapur në Shqipëri që prej 2012.

Data të rëndësishme:
Thirrja për ligjërues!
Thirrja për vullnetarë!
Thirrja për info-booths!
Regjistrimi për konferencë:
Thirrja për sponsorë!

Oscal 2022

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0