“Europa Nostra” inspekton ‘urën e Zogut’/ Monumenti i kulturës pritet t’i nënshtrohet procesit të restaurimit - Business Magazine Albania

“Europa Nostra” inspekton ‘urën e Zogut’/ Monumenti i kulturës pritet t’i nënshtrohet procesit të restaurimit

Pasi e shpallën si një nga 7 monumentet e kulturës më të rrezikuara në Europë, një ekip arkitektësh dhe inxhinierësh nga Europa Nostra ka mbërritur në Shqipëri për të inspektuar Urën e Zogut në Milot, e cila ka pësuar shembje të mëdha prej 3 vitesh.

Së bashku, me arkitektë dhe inxhinierë shqiptarë, ata janë duke pare situatën, mundësitë e përforcimit të saj dhe kryerjen e një analize të thellë për projektin e restaurimit.

Pas verifikimit të situatës, grupi i përfaqësuesve të Europa Nostra do të zhvillojë edhe takime me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës për të vijueshmërinë e restaurimit të këtij monumenti kulture.

Një nga këmbët e urës ka humbur në shtratin e lumit Mat më shumë se 2 metër, duke rrezikuar edhe shembjen e saj. Prej 2 vitesh ka një apel të shtuar për mbrojtjen e saj, por deri më tani nuk ka patur asnjë masë të ndërmarrë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0