Euro vazhdon të humbasë pikë. Ulje në rekorde historike, forcohet dollari - Business Magazine Albania

Euro vazhdon të humbasë pikë. Ulje në rekorde historike, forcohet dollari

Monedha europiane vijon të zhvlerësohet në tregun e këmbimit valutor kundrejt lekut. 

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro këmbehet për 118 lekë, niveli më i ulët historik pothuajse duke u barazuar me dollarin që këmbehet aktualisht për 116.7 lekë në tregun e brendshëm. Vetëm javën e parë të korrikut, euro ka humbur 1.1 lekë, ndërsa prej fillimit të vitit është zhvlerësuar me rreth 2.8 lekë.

Por, monedha këmbehet edhe më lirë në pikat e këmbimit valutor apo nga biznese të ndryshme që përdorin tashmë euron, duke e këmbyer atë shumë poshtë kursit zyrtar të bankës qendrore.

Kjo periudhë që përkon me sezonin turistik shoqërohet gjithnjë me dobësim të euros dhe forcim të lekut si rrjedhojë e prurjeve në valutë nga emigrantët apo turistët, por edhe për shkak të parasë informale që qarkullon në vend.

Lexo edhe: Çmime të larta dhe rritje e dobët ekonomike. Europa goditet nga lufta dhe pandemia

Por, nga këto luhatje të ndjeshme të këmbimit ka fitues dhe humbës. Nga zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës europiane goditen kryesisht eksportuesit apo individët që marrin pagat e tyre në euro.

Ndërsa për qytetarët apo bizneset që kanë marrë një hua në euro kjo është një periudhë e favorshme pasi këstet e kredive janë më të lira në valutë si dhe për ata që zgjedhin të bëjnë pushime jashtë vendit duke përfituar nga dobësimi i euros. Po ashtu, rënia e euros i bën importet më të lira pasi pjesa më e madhe e tyre bëhen në këtë valutë.

Euro tashmë është futur në një trajektore rënëse dhe pritet të stabilizohet me mbarimin e efekteve të sezonit turistik në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0