Ftohen të gjithë sipërmarrësit e rinj, vendas dhe të huaj të bëhen pjesë e eventit “EU Transit –Tirana Farm” që do të zhvillohet në datat 19-20 Maj 2017 në Tiranë. Ky event organizohet nën kujdesin e veçantë të organizatës “Njerëz dhe Ide”, Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Fondit Shqiptar të Zhvillimit (ADF) dhe me mbështetjen e Bashkisë dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Eventi “EU Transit –Tirana Farm” si një model i suksesshëm europian, ka si objektiv gjetjen e partnerëve dhe rritjen e mundësisë për bashkëpunim ndërmjet sipërmarrësve të rinj në vendin tonë dhe vendeve të tjera europiane.
Gjate eventit do të zhvillohen takime B2B mes pjesëmarrësve vendas dhe të huaj që i përkasin sektorëve të turizmit, agroindustrisë dhe punimeve kreative tradicionale, me qëllim forcimin e partneritetit mes tyre.
Për çdo shprehje interesi mbi pjesëmarrjen dhe regjistrimin, kontaktoni deri në datën 9 Maj 2017, në: info@aida.gov.al
Shpenzimet e akomodimit për sipërmarrësit e huaj të interesuar për të qenë pjesë e forumit, janë të mbuluara nga organizata “Njerëz dhe Ide”. Për t’u rregjistruar kontaktoni në: hotel@hoteltirana.com.al.
burimi: AIDA
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.