Etleva Shemai, soprania e mirënjohur pjesë e projektit gjerman: "Nice to meet you Albanien" - Business Magazine Albania

Etleva Shemai, soprania e mirënjohur pjesë e projektit gjerman: “Nice to meet you Albanien”

“Nice to meet you Albenien”, një libër unik dhe një dritare për të njohur Shqipërinë në Gjermani vjen si punë e sopranos së mirënjohur, Etleva Shemai. Etleva punon dhe vepron si Soprano në Gjermani, ishte ende e vogël kur iku nga Shqipëria për të ndjekur karrierën në saj dhe fati e ndoqi ne çdo hap.

Shemai studioi kanto në Universitetin e Arteve të Tiranës në Shqipëri dhe nga viti 1998 në Universitetin e Muzikës Mainz në Universitetin Johannes Gutenberg me mezo-sopranon Claudia Eder. Një vit më vonë ajo u nderua me çmimin e senatit të Universitetit të Mainz-it.

Ajo rikthet pas kaq vitesh në shqipëri së bashku me djalin e saj i cili ka origjinë gjermane por e do shumë shqipërinë, Arbër Shemai, ka vizituar të gjitha qytet e shqipërisë për të punuar më pas për librin.Ky është një bashkëpunim mes dy ambasadave për të nxjerrë në pah rëndësinë e vendit tonë. Krijohet vetëm njëhërë dhe në pamje të parë të librit është e vendosur Etleva Shemai, për të treguar edhe potencialin artistik që shqipëria ka.

Ky libër ka nisur të shitet në Gjermani, në shumë pika të rëndësishme të qytetit, gjendet edhe online, ndërsa me kalimin e kohës do të bëhet edhe një promovim i tij në shqipëri.

Të dy nënë e bir, tregojnë rrugëtimin që hasën në shqipëri, por duke u ndalur edhe tek sakrificat të cilat ata kanë bërë për të arritur deri këtu. Arbër Shemai, e ka mësuar gjuhën shqipe brenda familjes së vet dhe nuk ka pranuar ta harrojë si gjuhë apo mos të flasë shqip, ai thotë se nuk ka jetuar këtu por e ndjen mungesën e rrënjëve të tij që janë nga shqipëria.


Arbër a mund të na tregoni si e sheh Gjermania, Shqipërinë nëse e duan apo jo kulturën tonë?
Po e duan, unë jam në qendër të vëmendjes shpesh sepse më pyesin dhe shqipërinë e njohin edhe bukurinë dhe veçantitë e saj.

Ju keni bërë shumë udhëtime në shqipëri sepse ju është dashur të shkruani për librin, cili është qyteti që të la mbresa?
Mbresa shumë të veçanta më la qyteti i Përmetit, unë atje jam ekzaltuar nga mënyra se si njerëzit na trajtonin, kishte shumë dashuri. Ishte një qytet i vogël i mbledhur, por çdo gjë ishte e ngrohtë, dukej që jetohej mirë. Do ndaj një pasazh të cilin e hasa atë  ditë që qëndrova në Përmet, unë atje provova një “Gliko” të veçantë që ata bënin, dhe sapo thashë më pëlqen shumë dhe është shumë e shijshme ata nuk u kursyen që të më thonin ta merrja pa paguar, kishin dashamirësi të dhuronin. Kjo nuk më pasuroi mua por e pasuroi zemrën time, pasi e ndjeva veten si në shtëpi.

Më ka surprizuar ky qytet për mirë gjithmonë. Pastaj gatimet ishin shumë të mira por edhe ndërthurja me rëndësinë e natyrës dhe bukurisë së saj e bënte këtë qytet unik, ndërsa një tjetër qytet i veçantë është edhe Korça, nuk e di si mund të jetë një qytet kaq i bukur dhe i qëndrushëm, nuk ka ndryshuar asgjë nga ai qytet, i gurtë dhe plot histori.
lexo: Eksportet ngadalësohen në mars. Faktor kryesor ulja e çmimeve

Aty njerëzit jo vetëm që nuk të ngacmonin por tregonin menjëherë gatishmëri për të të ndihmuar edhe kjo është diçka pozitive pasi në gjermani unë isha mësuar që të mos marr këtë ndihmë që gjeta këtu.  Korça kishte natyre të bukur por edhe vlera historike, unë nuk e dija për: “Shkollën e parë shqipe” e cila ishte në korçë. Po ashtu edhe teatri apo muzetë të cilat kishin afreksë historikë mua më mahnitën. Ndoshta nuk e njoh fort mirë gjuhën dhe nuk e orientoj dot veten drejt historisë siç duhet pasi gjuha është shumë e rëndësishme. Por, e shijova udhëtimin që bëra në korçë.

Për tu ndalur më pas në qytetin bregdetar të Sarandës, atje gjithçka ishte e bukur, njerëzit, rrugët, qyetet, deti mbi të gjitha. Jam i lumtur që këto bukuri të natyrës ua treguam edhe Gjermanisë. Ata dhe çdokush tjetër duhet të vije dhe ti shohë nga afër këto mrekulli.

Si ndodhi që ju u përzgjodhët në këtë projekt që promovon shqipërinë?
Etleva Shemai:
As unë nuk e di ende edhe sot kush më ka sugjeruar, thjesht ma ofruan si gjë dhe une me shumë dashuri e pranova, sepse lidhjet e mija me shqipërinë nuk janë ndërprerë kurrë dhe s’ka për të ndodhur ndonjëherë, ndërsa koha kalon, vitet kalojnë nuk shuhet as dashuria dhe as malli për këtë vend. Se di si ta shpjegoj por jam ndier e priviligjuar që jam pjesë e këtij projekti.
Tashmë të gjithë gjermanët mund të lexojnë për ne.
Kemi kultura dhe tradita aq të veçanta sa edhe vetë ata habiten kur i dëgjojnë.

Çfarë ju pyesin më tepër rreth shqipërisë?
Janë kuriozë dhe kyresisht e spikatin veriun e shqipërisë si një vend i cili ja vlen të vizitohet dhe që ka mbajtur më tepër gjallë traditën, siç ju thashë edhe unë vetë e kam ndier shqipërinë time të bukur, më të tepër në veri sepse aty, ndoshta prej izolimit apo faktorëve te tjerë është ruajtur me fanatizëm çdo gjë.
Lexo: FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike. Inflacioni i lartë deri në 2028-ën


A mendon se ky libër do të jetë një këmbanë pozitive për turizmin shqiptar dhe që do të ndikojë në shtetin gjerman?
Etleva Shemai:
Po e besoj sepse e kanë pritur mirë këtë libër dhe do të ketë ndikimin e tij, shqipëria ja vlen të vizitohet dhe qëllimi im do të shkojë deri në fund.  Në fund të bisedës Etleva Shemai, nuk u rezervua të interpretojë muzikë shqiptare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0