Etiopi: refuzimi i mbajtjes së maskës mund të kushtojë dy vite - Business Magazine Albania

Etiopi: refuzimi i mbajtjes së maskës mund të kushtojë dy vite

Etiopia mund t’i dënojë qytetarët deri në dy vite, nëse ata shkelin qëllimisht kufizimet që synojnë të frenojnë përhapjen e Covid-19. Kështu është shprehur zyra e prokurorit të përgjithshëm, me shqetësimin se qytetarët po neglizhojnë pasi u hoq gjendja e jashtëzakonshme. Kufizimet kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vende publike dhe distancës sociale mes të rriturve. Po ashtu, ato ndalojnë shtrëngimin e duarve dhe uljen e më shumë se tre personave në një tavolinë.

Etiopia është kombi i dytë më i populluar i Afrikës. Ajo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në prill për të frenuar përhapjen e pandemisë. Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar deri më tani 91,118 raste me Covid-19, dhe 1,384 vdekje. Infeksionet arritën kulmin në fund të gushtit. Megjithatë mbetet e vështirë të identifikohet bilanci i vërtetë, pasi testimi është zvogëluar për shkak të burimeve të kufizuara. Etiopia gjithashtu shtyu zgjedhjet e saj rajonale dhe parlamentare të planifikuara për në gusht. Ato pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

LEXO: Epidemiologu kontrovers i Suedisë: Maskat janë shumë të rrezikshme, nuk ndryshojnë asgjë

Afrika nuk ka parë valën e madhe të infeksioneve dhe vdekjeve që kanë përfshirë të gjithë Evropën dhe Amerikën. Ekspertët thonë se një popullatë shumë më e re, masat e menjëhershme për të mbyllur vendin dhe të pasurit e një popullsie më rurale, kanë ndihmuar në frenimin e përhapjes së pandemisë. Megjithatë, shumë udhëheqës afrikanë po bëjnë thirrje për vigjilencë, të shqetësuar se çdo rritje e rasteve mund të mbingarkojë sistemet e dobëta të shëndetit publik.

REUTERS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0