Estonia në vendin e parë për mbrojtjen kibernetike në Europë - Business Magazine Albania

Estonia në vendin e parë për mbrojtjen kibernetike në Europë


Duke u bazuar tek “International Telecommunication Union’s Global Cybersecurity Index”, Estonia renditet e pesta në botë dhe e para në Europë për mbrojtjen kibernetike.

“Në botë, Estonia është e pesta pas Singaporit, SHBA-së, Malajzisë dhe Omanit,” thotë qeveria e vendit gjatë një deklarate.

Raul Rikk, kreu i mbrojtjes kibernetike kombëtare të Estonisë, thotë se është shumë interesante sesi shtete të varfra në zhvillimin ICT janë mjaft mirë të pozicionuara në “cybersecurity index”. “Ama shtetet e renditura në vendet e para të zhvillimit ICT jo detyrimisht janë të pozicionuara mirë tek “Global Cybersecurity Index”, ” thotë ai.

Lexoni: JA CILAT APLIKACIONE MUND TË PËRDORNI PËR MBROJTJEN E PRIVATËSISË ONLINE

The Global Cybersecurity Index përbëhet nga 5 fusha: legjislacioni, kapaciteti teknik, kapaciteti organizativ, ndërtim i kapaciteteve dhe bashkëpunimi.

Në vitin 2007, kur Estonia u bë shteti i parë i sulmuar nga një sulm kibernetik, u mobilizua dhe u kthye në një element shumë i rëndësishëm i mbrojtjes kibernetike botërore, duke këshilluar edhe shtete të tjera për këtë çështje. Estonia ka nënshkruar marrëveshje me shtete si: Austria, Luksemburgu dhe Korea Jugore për të kryer trajnime dhe bashkëpunim.

E-Governance Academy” është një qendër konsultimi në Estoni për krijimin dhe transferimin e dijeve dhe praktikimin e e-governance, e-democracy, mbrojtjen kibernetike dhe zhvillimin e një shoqërie të hapur.

Burimi: Estonian World

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0