Ja cilat aplikacione mund të përdorni për mbrojtjen e privatësisë online


Në internet nuk je asnjëherë i sigurtë. Kërcënime të reja shfaqen çdo ditë pavarësisht nëse cënojnë sigurinë tuaj apo tonën. E vetmja gjë që na ngelet është t’i parandalojmë.

Por është i njëjti internet që na ofron edhe zgjidhjet. Zhvilluesit kanë krijuar çdo gjë që nga shtojcat tek aplikacionet për tu ndihmuar që të monitoroni privatësinë tuaj.

Këto janë pesë alternativa që duhet t’i keni në konsideratë.

Two Factor Auth

Një platformë me popullaritet në rritje, 2FA është një domosdoshmëri për çdo llogari dixhitale. Nëse jeni i ri me konceptin, aktuentikimi me dy faktor është një nivel i shtuar sigurie ku dikush nuk mund të qaset në llogari pa kodet verifikuese.

Por cilat shërbimet online ofrojnë autentikim me dy faktorë? Pikërisht për këtë shërben website-i në fjalë. Two Factor Auth ofron detaje për çdo website që mbështet ose jo autentikimin me dy faktorë.

IOT Scanner

Interneti i Gjërave vjen me premtimin e ndryshimit të jetës tonë. Por sjell me vete edhe shumë rreziqe. Të kesh një televizor apo frigorifer të lidhur gjithnjë me internetin është fantastik, por njëkohësisht i bën vulnerabël ndaj hakerave.

Në të vërtetë IoT është makthi i sigurisë kibernetike. IoT Scanner është një mjet i thjeshtë online, i cili analizon pajisjet tuaja nëse janë të hapura publikisht.

Duke kontrolluar IP adresat e pajisjeve në rrjetin tuaj të shtëpisë, aplikacioni mëson nëse janë të disponueshme në Shodan ose jo. Shodan është një databazë publike e pajisjeve të lidhura në internet.

Deseat.me

Përgjatë viteve të fundit me shumë gjasa e keni përdorur postën tuaj elektronike Gmail për tu regjistruar në shërbime online. Madje mund të keni harruar edhe shërbimet ku jeni regjistuar.

Deseat.me skanon postën e Gmail duke gjetur çdo shërbim që ju jeni regjistruar përgjatë viteve. Do të lexojë e-mail-et tuaja por mos u shqetësoni se privatësia është e sigurtë nga mjeti që funksionon offline. Aplikacioni nuk dërgon të dhëna në serverat e tij.

Privacy Badger 2.0

Website-t vazhdimisht ju gjurmojnë. Pavarësisht çfarë faqe vizitoni, butonat e shpërndarjes së Facebook dhe Twitter ju gjurmojnë vazhdimisht.

I gjithë informacioni përdoret për të ndërtuar një profil tuajin online për tua shitur reklamuesve dhe nëse doni ta ndalni këtë “masakër,” Privacy Badger është zgjidhja e duhur.

Zhvilluar nga fondacioni Electronic Frontier, Privacy Badger ofrohet tërësisht falas. Synon të parandalojë gjurmimin e IP.

Passlock

Duhet ta dini se dërgimi i informacioneve të ndjeshme përmes e-mail-it është një nismë goxha e rrezikshme. Gjëja më mirë do të ishte enkriptimi i e-mail-ve, një proces që të bën me dhimbje koke. Passlock e bën çdo gjë të lehtë.

Ky aplikacion krijon një “dryn” dhe një “çelës” për çdo informacion që dërgoni dhe bazohet në standartin PGP të enkriptimit.

burimi: Pc-World

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale