Është zyrtare tani, Zuckerberg personi i gjashtë më i pasur në botë

Është zyrtare tani, Zuckerberg personi i gjashtë më i pasur në botë


Vetëm pesë njerëz në të gjithë botën janë tani më të pasur se Mark Zuckerberg.

Themeluesi dhe CEO i Facebook (dhe tani edhe babai i preferuar i Amerikës) pa pasurinë e tij të kapë majat natën e së mërkurës me rreth 47 miliardë $ duke e bërë Zuckerberg të gjashtin në listën e njerëzve më të pasur në botë, sipas të dhënave të Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Zuckerberg kaloi Charles dhe David Koch, vëllezërit miliarderë për investimin në sëndukët Republikanë dhe tashmë qëndrojnë në radhën e parë të entuziastrëve të teknologjisë në radhitje bashkë me themeluesin e Microsoft, Bill Gates dhe CEO-n e Amazon, Jeff Bezos.

më-të-pasurit-në-botë-businessmag

Aksionet e Facebook u rritën me më shumë se 10% të Enjten pasi kompania përmbysi vlerësimet e Ëall Street mbi shitjet dhe të fitimet për të gjithë tremujorin e rëndësishëm të pushimeve. Shitjet e kompanisë arritën 5.8 miliardë $ këtë tremujor dhe gati 18 miliardë $ për të gjithë 2015-n.

Facebook ashtu si shumë kompani teknologjike, ka parë aksionet e saj të bien në javët e fundit, ndërsa investitorët ‘braktisën’ bizneset me risk të lartë dhe rritje të madhe në favor të projekteve më të favorshme në mes të një tregu global kapitalesh.

Zuckerberg shpalli muajin e kaluar me lindjen e fëmijës së tij të parë që ai dhe bashkëshortja e tij planifikojnë të dhurojnë 99% të aksioneve të Facebook, dhe më pas të vlerësuara në 45 miliardë $, për një iniciativë të re filontropike të fokusuar në përkrahjen dhe investimin për të mirat publike.
Kështuqë, sa më i pasur të bëhër, aq më shumë do të dhurojë Zuckerberg.

 

/Mashable/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0