ERE: Çmimi i energjisë për konsumatorët qëndron i njëjtë - Business Magazine Albania

ERE: Çmimi i energjisë për konsumatorët qëndron i njëjtë


Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët nuk do të ndryshojë. Edhe për gjashtëmujorin e dytë të vitit, tarifat për familjarët dhe biznesin do të mbeten këto që janë aktualisht.

Enti pritet ta zyrtarizojë vendimin në fund të muajit qershor. Por, edhe pse çmimi final i energjisë për konsumatorët nuk do të lëvizë, ERE pritet të ndryshojë tarifat që përfitojnë kompanitë publike KESH, OSHEE dhe OST.

OSHEE, OST dhe KESH, në garë për pjesën e luanit

Vitin e kaluar, çmimi mesatar i energjisë që paguan konsumatorët, sipas Entit Rregullator të Energjisë ishte 11.2 lekë për çdo kilovat. Nga kjo tarifë, KESH përfiton 3 lekë, OST përfiton 0.68 lekë për kilovat, ndërsa OSHEE merr rreth 7 lekë për kilovat/orë, duke përfshirë dhe kostot që kjo kompani paguan për importin.

Nga tarifa prej 3 lekësh që përfiton KESH, rreth 1.5 lekë janë shpërblim për blerjen e energjisë nga HEC-et private dhe importi. Nga 1 korriku të dy këto detyrime i kalojnë OSHEE-së. Por pavarësisht kësaj, KESH ka kërkuar që pjesa e saj e tarifës që përfiton të mbetet e pandryshuar në 3 lekë. OSHEE ka kërkuar që kjo pjesë e tarifës t’i kalojë asaj, meqë detyrimin për blerjen e energjisë nga HEC-et private do ta ketë kjo kompani.

Burime nga Enti thonë se kjo është çështja më e nxehtë në vendimin e ri për tarifat, i cili edhe këtë herë nuk do t’i ulë çmimet për konsumatorët, por do të prekë më shumë kompanitë publike.

 

/Lexo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0