“Epokës së rrjeteve sociale po i vjen fundi". Në fakt, nuk duhej të kishte filluar - Business Magazine Albania

“Epokës së rrjeteve sociale po i vjen fundi”. Në fakt, nuk duhej të kishte filluar

rrjete sociale

Shkruar nga Nada Dosti, referuar shkrimit në “The Atlantics” nga Ian Bogost

Nëse Facebooku po kalon një periudhë dramatike plot me kriza, Twitter i ka punët akoma me keq. Sipas lojës “e ka kush e ka”, gishti tregues mund t’u drejtohet qoftë vetë drejtuesve të tyre, respektivisht Mark Zuckerberg dhe Elon Musk, krizës ekonomike apo edhe përdoruesve. Zotërinjtë, le të themi që po kalojnë ditët e tyre më të zeza. I pari, pohoi se “u detyrua” të përzinte nga puna 11 mijë punonjës në të gjithë Meta-n, kurse i dyti, i cili jepte mend lartë e poshtë para se të vinte në drejtim të platformës me cicërima, po përballet me realitetin e famshëm se vërtetë gjërat duken më të thjeshta nga jashtë. Me të marrë nën kontroll Twitterin, Elon Musk po sulmohet dhe tallet pa fund për shkak të vendimit të tij për të hapur “kafazin” duke i lënë të lirë zogjtë të dalin dhe të vetëidentifikohen si të duan duke marrë stampën e famshme blu që sinjalizon zyrtarizimin e një profili. Pati dhe disa përpjekje për ta bërë platforëm me pagesë, kundrejt një shume prej tetë dollarësh në muaj, e cila gjithashtu nuk u prit mirë.

Megjithatë, sipas ekspertit të komunikimit Ian Bogost, kriza e gjigantëve të mediave digjitale mund të kthehet në një mundësi të mirë për të gjithë ne për të rishikuar edhe një herë, jo vetëm mënyrën se si komunikojmë, por edhe për të rimenduar lidhjet njerëzore, duke i vendosur ato në qendër të vemendjes sonë dhe jo jetën virtuale.

Para revolucionit të telefonave smart dhe Instagramit, shpjegon Bogost, qëllimi i rrjeteve sociale (nga vetë emri) ishte lidhja dhe komunikimi midis njerëzve, jo publikimi i përmbajtjes. Kështu, LinkedIn bëri të mundur kërkimin e punës përmes një rrjeti kontaktesh, Facebook na lejoi të gjejmë miqtë tanë të vjetër që prej shkollës së mesme. Më pas, ngadalë dhe në heshtje, rrjetet sociale pushuan së qeni “rrjete” dhe u bënë “media”. Në vend që të lehtësonin jetën offline, lidhjet janë shndërruar në “një rrjet global ku çdokush mund t’i thotë çdo gjë dikujt tjetër, sa më shpesh të jetë e mundur. Papritur, miliarda njerëz filluan ta shohin veten si të famshëm, ekspertë dhe influencues”, shkruan eksperti i mirëfilltë.

Marrëdhënia mes njerëzve ka zënë një vend të dorës dytë që nga lindja e Twitter në vitin 2006. “Sajti është kthyer në një dhomë gjigande bisedash asinkrone. Një ‘shesh’ global, siç e përkufizoi Elon Musk, ku fluksi i informacionit, ngjarjeve dhe reagimeve është i pandërprerë. Kjo është edhe arsyeja pse gazetarët janë bërë kaq të varur prej këtij lloj rrjeti”, shkruhet në the Atlantic. Së shpejti, rrjetet e tjera sociale u shndërruan gjithashtu në vende ku “njerëzit mund të përhapnin përmbajtje në një shkallë të gjerë, madje edhe përtej kontakteve të tyre. Të gjithë jemi kthyer në transmetues dhe shpërndarës informacioni apo të dhënash. Rezultatet kanë qenë katastrofike, për të mos përmendur fitimprurëse: një kombinim fatal”.

Lexo: A erdhi koha që t’i mbyllim njëherë e mirë punët me rrjetet sociale?

Arritja e një audience kaq të madhe në një mënyrë kaq të thjeshtë dhe të lirë, si dhe korrja e shpërblimeve në mënyrë të menjëhershme, është kthyer në një mantra si për kompanitë e teknologjisë ashtu edhe për përdoruesit. Bogost vëren se: “Një reporter dëshiron të fitojë reputacion në Twitter; një 20-vjeçare kërkon sponsorizime në Instagram; një disident përhap lajmin e kauzës së tij në YouTube; një autopornograf shet imazhin e tij, në OnlyFans; një mësues i vetëshpallur jep këshilla për LinkedIn. Rrjetet sociale kanë treguar se të gjithë kanë potencialin për të arritur një audiencë të gjërë dhe me kosto të ulët por fitime të larta dhe kjo u ka dhënë shumë njerëzve iluzionin se e meritojnë një audiencë”. Kjo, thekson eksperti, “ishte një ide e tmerrshme” sepse “njerëzit nuk duhet të flasin aq shumë me njëri-tjetrin. Ata nuk duhet të kenë shumë për të thënë, nuk duhet të presin që të dëgjohen nga kaq shumë njerëz, dhe ata as që duhet cuar ndër mend që të ketë të drejtën të komentojë në lidhje me çdo gjë.”

Tani që platformat janë në një rrugë drejt rënies, nis një epokë e re ndryshimi. Por, sipas këtij shkrimit në The Atlantic, “heqja dorë nga rrjetet sociale mund të jetë po aq e vështirë sa ishte lënia e duhanit në masë, siç bënë amerikanët në shekullin e njëzetë. Braktisja e këtij zakoni kërkonte dekada ndërhyrje rregullatore, fushata dhe dënime publike, si dhe ndryshime estetike”. Si përfundim, me pak fjalë, “Tani duhet të fillojmë të bëjmë të njëjtën gjë, në mënyrë serioze, me rrjetet sociale”, thekson në fund Bogost.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0