Lideri i dikurshëm e smartphone-ëve ka bërë shitje rreth 0% – ose 0.0482% të blerjeve globale të smartphone-ve në tremujorin e katërt të vitit 2016.
Në tre muajt e fundit të vitit 2016, BlackBerry ka shitur 207.900 pajisje me sistemin e vet operativ.
Ky numër bëhet zero nëse e krahasojmë me 432 milionë smartphone të shitur gjatë asaj periudhe kohore.
Gjatë fundit të vitit 2016, konsumatorët kanë blerë 352.7 milionë telefona të sistemit operativ Android dhe 77 milionë për iOS.
BlackBerry ka bërë disa shitje të tjera – si për shembull aparate që përdorin sistemin operativ Android.
Mbretërimi i BlackBerry kishte mbaruar tashmë, por tani është plotësisht e vërtetë.
Burimi: mashable.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto