Epitech lançon Akademinë e Kodimit. Regjistrimet e kufizuara deri me 1 Shkurt - Business Magazine Albania

Epitech lançon Akademinë e Kodimit. Regjistrimet e kufizuara deri me 1 Shkurt


Epitech prezantoi të enjten në Hotel Rogner “Coding Academy” me dy programe formimi.

Regjistrimet në këtë program janë të kufizuara, vetëm 30 veta dhe mund të aplikohet deri me 1 Shkurt 2019.

Armend Tahiraj, Drejtor i Përgjithshëm i Epitech Balkans, ftoi të rinjtë e interesuar, që kanë një diplomë Bachelor apo një përvojë 3 veçare në punë, të bëhen pjesë e këtij programi.

Një akademi kodimi, që ju mundëson të transformoni karrierën në vetëm 18 javë, nënkupton një program që nis nga zero njohuri në kodim, mjafton të doni punën dhe të ndiqni logjikën.

“Ne bëjmë tre teste: Testi Motivues, anglisht B2 dhe testin e logjikës, i cila duhet të kalojë 80% të rezultatit të 25 pyetjeve”, u tha Tahiraj të rinjve të interesuar.

Akademia e kodimit po hapet nga Epitech pas një viti të suksesshëm në Shqipëri me pedagogjinë.

Kjo akademi ka dy degë: Code & Go, zhvillim programesh (software) dhe Web & GO zhvillim web. Përmes kësaj akademie ju mund të filloni informatikën nga zero njohuri,

Akademia e kodimit nga Epitech u mundëson të rinjvë të marrin e të perfeksionojnë aftësitë e tyre, si dhe të kuptojnë qartë sfidat e web.

Coding Academy, siguron një certifikatë që njihet nga shteti francez Grande Ecole du Numerique dhe jep akses pune kudo, pasi përgatit profesionistë të pavarur. Certifikata njihet nga bizneset në gjithë Europën.

Drejtori i Epitech tha se, Akademia e Kodimit, ju trajnon në mënyrë efektive në zhvillimin e Web. Kursi ju nxit të provoni nismat tuaja në fushën e sipërmarrjes.

Përmes këtij programi siguroni gjithashtu formim në SEO (kërkim organik), menaxhim stresi, menaxhim projekti (me metodën Agile) dhe njohuri të përgjithshme në fushën e IT.

Kurset zhvillohen në tre sezone: Shkurt, Qershor dhe Tetor. Në kursin 18 javë trajnim ka 1 javë në 6 muaj internship. Epitech ka 13 qendra studimore në Francë dhe katër në Europë (Bruksel, Barcelonë, Berlin dhe Tiranë).

Web & Go, është një trajnim i plotë, ideal për t’u bërë një 4a front-end web developer

Aplikimet janë të hapura në  http://www.epitech.al/Coding-Academy ose Tirana.coding@epitech.eu, ku parashikohet të ketë vetëm 30 vende për sesionin e parë.

*Aplikoni online, për të kaluar testin e pranimit: logjikës, anglishtes, motivimit. Kusht bazë është përfundimi i studimeve në niveli Bachelor, në çdo fushë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0