Epic Games i kërkon gjykatës të ndalojë “hakmarrjen” e Apple

Epic Games i kërkon gjykatës të ndalojë “hakmarrjen” e Apple

Epic Games

Epic Games i ka kërkuar ndihmë gjykatës, që të ndalojë hakmarrjen e Apple kundër lojës “Fortnite” dhe ta rikthejë atë në App Store.

Epic e përshkruan Apple si monopol, që mban pozitat dominuese duke bllokuar konkurrencën në shpërndarje aplikacionesh, por edhe sistemet e përpunimit të pagesave.

Epic thotë se rrezikon të pësojë dëm të pariparueshëm nëse Fortnite nuk rikthehet në App Store duke cituar se numri i përdoruesve ditore të lojës në iOS ka rënë me 60% që kur u dëbua.

Lexoni: Apple dhe Google përjashtojnë lojën Fortnite, përdoruesit nuk mund ta instalojnë

Fortnite lançoi një sistem pagesash direkte në mesin e muajit Gusht duke anashkaluar sistemin e Apple. Gjigandi i iPhone reagoi duke e dëbuar aplikacionin nga App Store për shkelje të politikave të përdorimit.

Epic ka refuzuar të tërhiqet nga vendimi ndërsa Apple nuk e lejon të hyjë në App Store përsa kohë ekziston sistemi i pagesave direkte. Madje Apple tha se ishte gati të mirëpriste Fortnite në App Store nëse eliminon opsionin e pagesave direkte.

Lexoni: Facebook, Spotify dhe Epic Games qortojnë Apple për tarifën e App Store

Padia e radhës që Epic bëri shkoi në Gjykatën e Kalifornisë ndërsa dëgjesa do të bëhet më 28 Shtator.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0