Emigrantët, sa të rëndësishëm janë ata për ekonominë e një vendi? - Business Magazine Albania

Emigrantët, sa të rëndësishëm janë ata për ekonominë e një vendi?


Ndërsa Administrata Trump po përpiqet të ulë numrin e emigrantëve ligjorë që lejohen të qëndrojnë në SHBA, është e domosdoshme të theksohet se Amerika është një vend emigrantësh. Më shumë se gjysma e 25 kompanive më të vlefshme të teknologjisë në SHBA dhe botë kanë një themelues që është një amerikan i gjeneratës së parë ose të dytë.

Lexoni: 10 VENDET MË TË MIRA NË BOTË PËR TË PUNUAR DHE JETUAR SIPAS EMIGRANTËVE

Të 13 kompanitë më poshtë kishin të paktën një themelues që ishte gjenerata e parë ose e dytë, që do të thotë se emigrimi u mundësoi atyre të nisin kompanitë e tyre në SHBA. Së bashku, këto kompani aktualisht arrijnë vlerën e më shumë se 3 trilionë dollarë duke punësuar më shumë se 1.5 milionë njerëz deri vitin e kaluar.

Ndërsa këto kompani zhvillohen, po shtojnë më shumë vende pune, shumë prej të cilave shkojnë tek amerikanët. Alphabet, i bashkë-themeluar nga Sergei Brin, i lindur në Rusi, ka dyfishuar numrin e punëtorëve deri në 75,000 që nga viti 2013. Facebook rriti numrin e punonjësve me 43% këtë tremujor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në raportin e këtij viti, Kleiner Perkins Caufield & Byers Mary Meeker diskutoi se sa emigrantë kanë kontribuar në inovacionin e teknologjisë. Duke gjykuar nga vlerat e fundit të tregut dhe punësimit të kompanive të themeluara nga emigrantët, ky kontribut po vazhdon.

Lexoni: Rriten bizneset e emigrantëve shqiptarë përtej Adriatikut, Italia shumë më mikpritëse sesa Shqipëria

Më poshtë jepet grafiku i punonjësve të këtyre kompanive në vitin 2016 (hera e fundit që të gjithë kanë raportuar numrin e të punësuarve):

burimi: recode

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0