Elon Musk i ka prezantuar investitorëve sauditë se gjatë një takimi me Presidentin Donald Trump dhe Princin e Kurorës Mohammed bin Salman të martën, ai ka diskutuar për idenë e shpërndarjes masive të “dhjetëra milionë” robotëve humanoidë dhe makinave autonome.
“Ne sapo i treguam disa nga robotët tanë Tesla Optimus Madhërisë së Tij dhe Presidentit Trump, dhe mendoj se mbetën të impresionuar. Madje, një nga robotët tanë bëri ‘vallëzimin e Trump-it’, që ata e konsideruan mjaft të këndshëm,” deklaroi Musk.“Sapo kemi hyrë në një epokë krejtësisht të re.”
Miliarderi dhe themeluesi i disa prej kompanive më të mëdha teknologjike në botë u pa duke biseduar dhe shkëmbyer përshëndetje të përzemërta me Trump dhe MbS gjatë një dreke investimesh në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite. “Unë mendoj se në të ardhmen, secili njeri do të ketë një robot personal,” parashikoi Musk, duke e krahasuar këtë vizion me personazhin R2-D2 nga filmi “Star Wars”.
Lexo edhe: Robert De Niro ‘shpërthen’ në Kanë: Trump është kërcënim për artin dhe lirinë
Një ditë para takimit, Musk kishte ndarë në platformën X një video ku një nga robotët e tij vallëzonte. Themeluesi i “Department of Government Efficiency,” i cili kohët e fundit është tërhequr disi nga angazhimet e tij në administratë, ka promovuar prej muajsh robotët Tesla, duke theksuar përmirësimet e jashtëzakonshme të softuerit të tyre. “Shkalla e përmirësimit është me të vërtetë e shpejtë. Këtë vit do të kemi një legjion robotësh Optimus,” shkroi Musk në prill.
— gorklon rust (@elonmusk) May 13, 2025
Sipas tij, përparimi teknologjik i robotëve pritet të përmbysë ekonominë, veçanërisht në aspektin e zëvendësimit të fuqisë punëtore. “Robotët do t’i tejkalojnë kirurgët e mirë brenda disa vitesh, dhe më të mirët brenda rreth 5 vitesh,” kishte shkruar ai më herët në një postim në X. Gjatë takimit, Musk gjithashtu ka folur për zhvillimet e fundit të makinave autonome dhe projektet e reja të kompanisë së tij Boring Company, e cila po zhvillon teknologji të reja për hapjen e tuneleve pa praninë e njeriut.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto