Elon Musk thotë se SpaceX do të fillojë të nisë raketa në Mars para 2030 - Business Magazine Albania

Elon Musk thotë se SpaceX do të fillojë të nisë raketa në Mars para 2030

Shefi i SpaceX Elon Musk shkroi në Twitter se Europa duhet të synojë më lart me teknologjinë e saj të raketave ose të rrezikojë të mbetet prapa, ndërsa kompania vazhdon të tejkalojë konkurrencën e kompanive europiane. Musk thotë se SpaceX do të ulë raketa dhe do të vendosë një bazë në Mars shumë më përpara se Europa të fillojë të mendojë për prodhimin e raketave konkurruese.

Lexo: Samsung zgjeron lidershipin në patentat 5G

Ekzekutivi i Tesla tha se SpaceX do të zbarkojë Starships (një term që përdoret për raketat e kompanisë) në Mars shumë më parë se 2030″, duke i’u përgjigjur një raporti Ars Technica e cila tregonte se Europa vetëm sa ka filluar të studiojë teknologjinë konkurruese nga 2030.

Në atë kohë, Musk tha se SpaceX do të përqendrohej të bënte bazën e tij Marsiane të vetë-qëndrueshme.

Në fillimin e postimit të tij në Twitter, Musk tha se përpjekjet europiane të raketave “po synojnë shumë ulët”, duke deklaruar se vetëm “raketat që janë plotësisht të ripërdorshme dhe në mënyrë të shpejtë” do të jenë konkurruese.

-“Çdo gjë tjetër do të duket si një avion i zakonshëm në epokën e raketave”,- tha Musk.

Tre nga prototipet më të fundit të ripërdorshëm të SpaceX përfunduan në flakë gjatë provave, vetëm disa minuta pasi ekipi deklaroi misionin të suksesshëm.

Megjithëse përpjekjet hapësinore në të gjithë BE-në dhe vendet anëtare shpesh marrin fonde shtetërore, ato pritet të tërheqin klientë komercial sapo të vendosen në funksion. Në pak vite, SpaceX ka përvetësuar pjesën e tregut që i përkiste Europës duke ulur kostot e saj me raketa të ripërdorshme. Ndërkohë, Europa është ende mbrapa megjithë përpjekjet për ta arritur.

Lexo: Si ndikon të qënurit proaktiv në suksesin tonë

Musk është një ithtar i hapur i dërgimit të njerëzimit në mes të planetëve. Në vitin 2016, ai zbuloi një plan për të ndërtuar një qytet Marsian në “jetën tonë”, megjithëse ai tha se kolonistët e hershëm duhet të ishin “të përgatitur për të vdekur”. Raketeria e ripërdorshme e SpaceX është një pjesë e madhe e bërjes së këtij vizioni një realitet duke pasur parasysh kostot thelbësore të përfshira në anijet me një përdorim. Ambiciet marsiane të Musk nuk janë gjithnjë të pritura mirë, me Royal Britain Astronomer, Lord Martin Rees, i cili i përshkroi kohët e fundit planet e Musk si një “mashtrim të rrezikshëm” dhe senatori Bernie Sanders kritikoi përqendrimin e Musk në vendosjen e planetëve të tjerë duke pasur parasysh problemet që kemi këtu në Tokë. 

“Ne duhet të përqendrohemi në Tokë” përpara se të shikojmë në Mars”,- tha ai.

165.5 miliardë dollarë, kaq vlerëson Forbes vlerën neto të Musk. Kjo e bën atë personin e dytë më të pasur në planet, pas Jeff Bezos së Amazon. Bezos gjithashtu ka një projekt hapësinor, Blue Origin, në të cilin ai tha se donte të përfshihej më shumë kur të largohej nga Amazon.

FORBES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0