Elon Musk thërret punonjësit në punë, kundër rregullave të Kalifornisë

Elon Musk

Elon Musk, CEO i Tesla-s ka konfirmuar se kompania e tij rifillon prodhimin, edhe pse në kundërshti me urdhërat vendor për mbylljen e vendit.

Në një postim në Tweeter ai ka thënë se, “Tesla po rifillon prodhimin sot kundër rregullave të Qarkut Alameda. Unë do të jem në linjë me të gjithë të tjerët. Nëse dikush arrestohet, kërkoj që të jem vetëm unë”.

Kjo vjen pasi disa punonjës thanë për Business Insider se mund të rrezikojnë të humbasin vendet e punës nëse nuk i përgjigjen thirrjes për të punuar. Sipas tyre, drejtuesit e Tesla-s u kërkuan punonjësve të kthehen në punë me thirrje telefonike dhe mesazhe me tekst.

Gavin Newsom Guvernatori i Kalifornisë, ka thënë se ai priste që Tesla të fillojë operacionet javën e ardhshme. Musk e ka falenderuar atë, duke theksuar se, “ka qenë prej kohësh avokat dhe mbështetës i teknologjisë së kompanisë”.

Musk e ka quajtur mashtrim vendosjen e masave shtrënguese, ndërsa shkencëtarët kanë thënë se numri i të vdekurve ra ndjeshëm falë izolimit dhe distancimit social.

Në përgjigje të një procesi gjyqësor të paraqitur, zyrtarët lokalë thanë që ata po angazhoheshin me kompaninë në mirëbesim për të balancuar nevojat e biznesit me sigurinë lokale.

Businessinsider

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale