Elon Musk po krijon një qytet në Teksas. Do të quhet Starbase dhe do të drejtohet nga 'The Doge'. - Business Magazine Albania

Elon Musk po krijon një qytet në Teksas. Do të quhet Starbase dhe do të drejtohet nga ‘The Doge’.

Projekti i ri i CEO-s së SpaceX do të marrë përsipër qytetin e Boca Chica, ku Elon Musk po ndërton raketën e tij Starship. Nëse dikush ka aftësinë të befasojë botën me projektet e tij ambicioze, ai është Elon Musk. Miliarderi njoftoi se po ndërton një qytet të ri në Teksas që do të quhet Starbase, rreth faqes së lëshimit të raketave të kompanisë së tij SpaceX.

I mësuar të shkaktojë trazira duke postuar vetëm disa fjalë, Musk postoi në Twitter se ai ishte “duke krijuar qytetin e Starbase, Texas”.

Lexo: Si të kuptoni nëse keni zgjedhur idenë ideale për startup

Më vonë, ai aludoi për projektin e tij për të kolonizuar planetin e kuq, duke lënë të kuptohet se Starbase do të ishte vetëm fillimi për të shkuar më tej.

-“Nga atje në Mars. Dhe me rradhë deri tek yjet”,- detajoi CEO i Tesla-s.

“Manjati”, i cili aktualisht është personi i dytë më i pasur në botë, tha se qyteti i tij do të zërë një zonë “shumë më të madhe” sesa Boca Chica, një vend që përmban vendlëshimi për SpaceX dhe ku kompania do të ndërtojë raketën e saj Starship.

Lexo: A do të jenë hologramet risia e radhës në vendin e punës pas-pandemisë?

Elon Musk ndau disa karakteristika që qyteti i tij i ri do të kishte, të tilla si të qenit miqësor ndaj qenve. Ai gjithashtu la të kuptohej se do të drejtohej nga “The Doge”, i cili mund të interpretohet në dy mënyra.

Nga njëra anë, është një referencë për Doges, ish-sundimtarët e Venecias dhe Genova. Ai gjithashtu mund të jetë duke folur për Dogecoin, kriptomonedha e frymëzuar nga memet ‘Cheems’ që Musk ka përkrahur prej kohësh, e cila do të ishte edhe më interesante.

Eddie Treviño, gjyqtar për Cameron County, Texas, konfirmoi se SpaceX informoi autoritetet për qëllimin e Elon Musk: të përfshinte Boca Chica në qytetin e Starbase. Zyrtari vuri në dukje se “manjati” dhe kompania e tij duhet të jenë në përputhje me të gjitha statutet shtetërore të themelimit dhe sqaroi se qarku do të shqyrtojë çdo kërkesë në përputhje me ligjin.

Miliarderi 49-vjeçar është i vendosur ta bëjë Teksasin bazën e tij kryesore të operacioneve. Përveç qendrës së tij të nisjes në Boca Chica, SpaceX ka një strukturë provë rakete në qytetin McGregor dhe ata planifikojnë të ndërtojnë një fabrikë prodhimi në Austin. Në korrik të vitit 2020, u njoftua se fabrika e ardhshme e Teslës do të ndërtohej jashtë Austin.

Lexo: Kompjuteri që lexon trurin e njeriut

Dhjetorin e kaluar, Musk konfirmoi se ai do të lëvizte nga California në Texas dhe në të njëjtën kohë, nxorri në ankand të gjitha pronat e tij në Los Angeles për të financuar projektin e tij të kolonizimit në Mars.

ENTREPRENEUR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0