Elon Musk u largua përkohësisht nga drejtimi i Tesla dhe kompania e prodhimit të makinave elektrike. Tashmë drejtuese është emëruar Robyn Denholm.
Denholm la kompaninë australiane të telekomunikacionit Telstra, ku shërbeu si Shefe Operacionesh. Ajo njoftoi të mërkurën se po largohet dhe tani do të fokusohet vetëm në rolin e saj si drejtuese e Tesla. Para Telstra, Denholm ka patur poste ekzekutive në kompani të ndryshme për sistemeve të rrjetëzimit dhe ka shërbyer si një menaxhere e financave kombëtare për Toyota.
Lexoni: Kur të gjithë e kritikojnë, konkurenti i tij ka një këshillë për Elon Musk
Musk ka pranuar të largohet nga detyra muajin e kaluar në mënyrë që të zgjidhen pretendimet që janë ngritur nga rregullatorët financiar amerikanë. Kështu Denhom, shefja për financat në kompaninë australiane, do të zëvendësojë të madhin Musk, i cili sërisht do të jetë i pranishëm në kompani si shef ekzekutiv.
Autoritetet amerikane e kanë paditur atë për mashtrim të investitorëve dhe është gjobitur me 20 milionë dollarë.
Lexoni: Elon Musk: “Ky ka qenë viti më i vështirë në karrierën time”
/CBNC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.