Elon Musk: "Ky ka qenë viti më i vështirë në karrierën time"
Përditësuar së fundmi: 20/08/2018

Elon Musk: “Ky ka qenë viti më i vështirë në karrierën time”

Share
nga Neada Muçaj
Gus 20, 2018

Elon Musk është i trishtuar.

“Ky vit ka qenë viti më i vështirë dhe i dhimbshëm i karrierës sime,”- tha shefi ekzekutiv i Tesla, në një intervistë tepër emocionale me The New York Times. “Ishte tronditëse.”

Pas premtimit për të prodhuar 5,000 Tesla Model 3, Musk u shpreh se ka fjetur në fabrikë. “Kishte raste kur unë nuk dilja nga fabrika për 3 ose 4 ditë .Kjo ka ardhur me të vërtetë me çmimin që të mos shoh fëmijët as miqtë e mi”.Intervista e miliarderit vjen pas trazirave që u shkaktuan javën e kaluar kur ai shkruajti në Twitter se kishte siguruar financimin për të marrë prodhues privat të makinave elektrike.

Lexoni: Elon Musk: “Tesla duhet të bëhet kompani private”

Lajmërimi i tij bëri që aksionet e Teslës të bien, si edhe u ngrit një padi dhe raportohet se po shqyrtohet nga rregullatorët.

Postimi me fjalët “financimi i siguruar” dhe vlera do të ishte “në 420 dollarë”, nisën një hetim federal, pasi kjo iniciativë shihet si manipulim i tregut dhe rezulton se qeveria saudite kishte folur për financimin.

Tesla shënoi një humbje prej 520 milionë dollarë gjatë tremujorit të fundit dhe kompania po përpiqet të rrisë prodhimin e modelit 3 deri në 10,000 makina në javë, deri në fund të vitit.

Të hënën, Musk mbrojti synimin e tij për ta marrë Tesla në formë private. Deklarata gjithashtu zbuloi se Arabia Saudite po siguron fonde për ta lejuar atë që ta bëjë këtë hap.

/BusinessInsider