Elon Musk jep 100 milionë dollarë për kë investon në teknologjinë e kapjes së CO2 - Business Magazine Albania

Elon Musk jep 100 milionë dollarë për kë investon në teknologjinë e kapjes së CO2

Elon Musk

CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk ka bërë të ditur se do të dhurojë 100 milionë dollarë për teknologjinë më të mirë që mund të kapë dioksidin e karbonit.

Musk, i cili arriti dhe e tejkaloi themeluesin e Amazon Jeff Bezos, duke u bërë personi më i pasur në botë këtë muaj, njofto në Twitter duke theksuar se do te ndajë më shumë detaje javën që vjen.

Pse është e nevojshme kjo? Emetimi i dioksidit të karbonit në 100 vitet e fundit, është rritur me ritme të shpejta, duke sjellë një ngrohje globale dhe ndryshim klimatik të paprecedentë.

 “Do të dhuroj 100 milionë dollarë për teknologjinë më të mirë të kapjes së karbonit”, shkroi Musk për 42.7 milionë ndjekësit e tij.

Kapja e karbonit është procesi i bllokimit të mbetjeve të dioksidit të karbonit direkt nga ajri, ose pak para se të emetohet nga fabrikat dhe termocentralet.

Lexo: Elon Musk kalon Jeff Bezos duke u bërë personi më i pasur në botë

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, aktualisht janë rreth 20 projekte të tilla të përdorimit dhe ruajtjes së karbonit (CCUS) që janë aktive në tregun ndërkombëtar.

Sipas agjencisë, 30 projekte janë dakordësuar që nga viti 2017, por ka nevojë për shumë më tepër për të parandaluar emetimet e karbonit dhe rrjedhimisht edhe rritjën e temperaturës në Tokë.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0