Elon Musk godet sërish, makinat Tesla i kalojnë pa problem rrugët e përmbytura - Business Magazine Albania

Elon Musk godet sërish, makinat Tesla i kalojnë pa problem rrugët e përmbytura

Disa krahina të Kinës janë goditur nga disa prej reshjeve më të rënda të viteve të fundit, por nëse ke një Tesla, duket se nuk kalohet asnjë rrezik sepse mjetet elektrike të Elon Musk janë të afta të lundrojnë të paktën për një periudhë të shkurtër kur ujërat përmbysin rrugët.

Pikërisht këtë javë Kina ka pësuar përmbytjen e tretë të madhe të vitit, që ka shkaktuar daljen nga shtrati të lumit Yangtze, dhe video të publikuara në Twitter duket se konfirmojnë zërat në lidhje me këtë aftësi të makinës elektrike.

Në një video të publikuar, një Model 3 e bardhë arrin të futet në ujë derisa arrin një pjesë të rrugës më pak të përmbytur. Në një video të dytë , një Model 3 kalon rrugët e përmbytura të Xi’an.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0