Elon Musk emëron Linda Yaccarinon, shefe ekzekutive të Twitterit - Business Magazine Albania

Elon Musk emëron Linda Yaccarinon, shefe ekzekutive të Twitterit

Elon Musk ka emëruar shefen e re ekzekutive të Twitterit, pak më shumë se gjashtë muaj pas marrjes së kompanisë.

Miliarderi tha se Linda Yaccarino, ish-drejtuesja e reklamave në NBCUniversal, do të mbikëqyrë operacionet e biznesit në Twitter.

Musk tha se ajo do të fillojë punë pas gjashtë javësh. Musk do të mbetet i përfshirë si shef ekzekutiv dhe shef i teknologjisë.

Mezi pres të punoj me Lindën për ta transformuar këtë platformë”, shkroi ai në Twitter, duke konfirmuar vendimin një ditë pasi kishte ndezur spekulimet se kishte gjetur shefin e ri.

Musk – i cili bleu platformën e mediave sociale vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë – ishte nën presion për të gjetur dikë tjetër që të udhëheqë kompaninë dhe për të ripërqendruar vëmendjen e tij në bizneset e tij të tjera, të cilat përfshijnë prodhuesin e makinave elektrike Tesla dhe firmën e raketave SpaceX.

Lexo:Njihuni me mjekun Robot…

Në NBCUniversal, Yaccarino ka mbikëqyrur afërsisht 2 mijë njerëz dhe u përfshi në lançimin e shërbimit të saj të transmetimit.

Ajo iu bashkua kompanisë në vitin 2011, pas 15 vitesh në Turner Entertainment dhe është vlerësuar për sjelljen e operacionit të shitjeve të reklamave të rrjetit në të ardhmen dixhitale.

Largimi i saj dukej se e befasoi NBCUniversal. Të enjten, mes raporteve të mediave se ajo do të shkonte në Tëitter, teksa firma u kishte thënë mediave se ajo ishte e zënë dhe ishte duke u përgatitur për një konferencë të ardhshme, transmeton BBC.

“Linda ka dhënë kontribute të panumërta për kompaninë gjatë mandatit të saj 12-vjeçar dhe ne i urojmë asaj më të mirën”, tha kompania të premten.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0