Elon Musk do të dhurojë 1 milion dollarë për mbjelljen e pemëve. YouTube mbështet kauzën - Business Magazine Albania

Elon Musk do të dhurojë 1 milion dollarë për mbjelljen e pemëve. YouTube mbështet kauzën


Elon Musk rastësisht dha një kontribut masiv në një fushatë të mbjelljes së pemëve në YouTube, duke njoftuar dhurimin përmes një tweet-i.

Musk premtoi të dhurojë një milion pemë në #TeamTrees, një fushatë e filluar nga YouTuber-i Jimmy Donaldson, i njohur ndryshe si “MrBeast”. Gjiganti i teknologjisë pa fushatën ditën e hënë dhe iu përgjigj tweet-it të Donaldson duke e quajtur fushatën “fantastike” dhe duke pyetur “ku do të mbillen pemët” dhe “çfarë lloj pemësh”.

Lexoni: Edhe liderë si Elon Musk kanë rënë viktimë e bullizmit

Pas shpjegimit, Musk u përgjigj të martën: “Mirë, tingëllon legjitime, do të dhuroj 1M pemë.”

Donaldson u përgjigj në tweet e Musk, duke e quajtur atë “Treelon Musk”, gjë e cila bëri që CEO i Tesla të ndryshojë emrin e tij në Twitter në “Treelon” dhe të vendosë në foton e tij të profilit një imazh të një pylli.

Drejtori i Përgjithshëm i Twitter, Jack Dorsey dha gjithashtu një kontribut të rëndësishëm në fushatë, duke dhuruar 150,000 pemë për kauzën e mbjelljes së pemëve. YouTube po planifikon gjithashtu që të dhurohen akoma më shumë pemë në të ardhmen përmes butonit të dhurimit në YouTube.

Lexoni: Elon Musk lajmëron zgjerimin e kompanisë Tesla në vendet e Ballkanit

Ndjekësit e mediave sociale të Donaldson e sfiduan atë në maj të vitit 2019 për të mbledhur para për të mbjellë 20 milionë pemë deri vitin e ardhshëm për të përkujtuar arritjen historike të 20 milionë subscribers të tij në Youtube.

Donaldson bashkëpunoi me Fondacionin Arbor Day, një OJQ për kauza të tilla. Sipas website të fushatës, një dollar është ekuivalent me një pemë dhe çdo pemë do të “mbillet në një larmi pyjesh në tokat publike dhe private në zona me nevojë të madhe”.

Ndër dhuruesit e mëdhenj (përveç Musk) janë ish-inxhinieri i NASA-ës Mark Rober dhe bukuroshja e YouTuber Jeffree Star. Muzikanti Alan Walker dhuroi 100,001 pemë në përpjekje për të kapërcyer vendin numër një, i cili u mbajt nga Donaldson për të sfiduar donatorët për kontribute më të mëdha.

 burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0