Edhe liderë si Elon Musk kanë rënë viktimë e bullizmit

Edhe liderë si Elon Musk kanë rënë viktimë e bullizmit


Por Randy Ginsburg, autor i librit Nga Vështirësia në Avantazh: Si ta Tejkaloni Bullizmin dhe Të Gjeni Suksesin si Sipërmarrës, thotë se udhëheqësit mund ta shndërrojnë bullizmin në një përvojë pozitive.

Lexoni: Ja çfarë i demotivon punonjësit e rinj

Gati gjysma e njerëzve të prekur nga bullizmi ja dalin të mbijetojnë.

Kjo përvojë nuk është aq e izoluar sa mund të mendoni. Në një studim të psikologut Dr. Ellen deLara me 900 të rritur të moshës 18 deri në 65 vjeç që kishin provuar bullizmin e adoleshencës, pothuajse gjysma thanë që bullizmi përfundoi të ketë një efekt pozitiv. Më konkretisht, bullizmi i ndihmoi ata të zhvilloheshin më shumë në:

Rezistencë / Pavarësi – për 14 për qind

Empati – 11 për qind

Moral – 11 për qind

Arritje të qëllimeve – 7 për qind

Si të tejkaloni përvojën tuaj të bullizmit?

Ginsburg thotë se stërvitja e vetes për të qenë optimist dhe elastik është gjëja më e rëndësishme për të përdorur bullizmin në avantazhin tuaj. Merreni në konsideratë burimin e bullizmit tuaj dhe thuajini vetes “Ai person nuk më njeh mua” për të injoruar çfarë thonë ose bëjnë ndaj teje.

Është gjithashtu e rëndësishme të gjeni njerëz që mund t’ju mbështesin, duke përfshirë këtu këshilltarët dhe terapistët. Njerëzit e tjerë shpesh trajtohen keq ashtu si ju, prandaj edhe ata mund të kërkojnë dikë që të flasë në lidhje me të, gjithashtu. Por, mbani mend se të jesh i famshëm nuk do të thotë domosdoshmërisht i lumtur dhe përqendrohuni në cilësinë e marrëdhënieve tuaja, jo në sasinë.

“Dy lidhje të forta, pa gjykime, ku emocionet mund të ndahen lirshëm me njëri-tjetrin janë shumë më të vlefshme se 20 marrëdhënie sipërfaqësore,” pohon ai.

Dhe Ginsburg thekson se ju mund ta tejkaloni traumën e bullizmit edhe kur mbështetja është e ulët, nëse gjeni një mënyrë për të shprehur atë që mendoni dhe ndjeni. Duke punuar në diçka që ka kuptim mund t’ju tregojë se keni qëllime në jetë dhe kjo është vërtetuar se është një mënyrë efektive për të përballuar dhe tejkaluar bullizmin.

Ginsburg gjithashtu ka zhvilluar një sistem të quajtuar INVENT, i krijuar për t’i udhëhequr njerëzit drejt suksesit.

I (unë) – Vendosni Identitetin tuaj. Kush jeni ju? Çfarë besoni? Për çfarë doni të kujtoheni?

N – Zhvilloni Nervin tuaj. Dhimbja dhe vështirësia janë të pashmangshme në rrugën e suksesit. Përdoreni atë si një mënyrë për të zhvilluar një lëkurë të fortë dhe për t’u bërë rezistent.

V – Vizualizoni qëllimet tuaja. Çdo sipërmarrës i suksesshëm ka një vizion konkret në mendjen e tij. Trajnoni mendjen tuaj për të “parë imazhin” e çfarëdo qëllimi ambicioz që mund të keni dhe vendosni standarde të qëndrueshme për të ndjekur progresin tuaj.

E – Engage (Lidhuni) me të tjerët. Biznesi është një sport ekipor. Mësoni të bashkëveproni me të gjitha llojet e njerëzve dhe të ndërtoni inteligjencën tuaj emocionale. Pas çdo kompanie të madhe fshihet një lider i shkëlqyeshëm.

N – Now (E tashmja) Përqafoni të tashmen. Interneti ofron mundësi të mëdha për të fituar para nga biznesi juaj. Përdoreni, mos lejoni që t’ju përdorë juve.

T – Take the Third Door (Hyni në Derën e Tretë), ndërtoni besim për të marrë rreziqe. Biznesi kërkon vetëbesim, sakrificë dhe një aftësi për të gjetur paqen brenda pasigurisë. A jeni i gatshëm të bëni këtë?

Më në fund, si lider shikoni inteligjencën emocionale si një domosdoshmëri po aq kritike sa intuita dhe aftësitë teknike. Ju mund të jeni ai që i ndihmon të tjerët të tejkalojnë vështirësitë e tyre.

“Investoni kohë për të njohur ekipin tuaj, cilat janë qëndrimet e tyre dhe si punojnë ata,” këshillon Ginsburg. “Tani më shumë se kurrë, mirësia dhe respekti janë shumë të rëndësishme.”

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0