Elon Musk: Brenda një viti truri i njeriut do të lidhet me kompjuterin

Elon Musk: Brenda një viti truri i njeriut do të lidhet me kompjuterin

Elon Musk

Brenda një viti do të arrihet lidhja e trurit të njeriut me kompjuterin. Premtimi mbërrin nga Elon Musk, i cili flet për kompaninë e tij të fundit ‘Neuralink’ dhe eksperimentet që nisin së shpejti.

Neuralink, e cila u themelua në vitin 2016, është kompania e teknologjisë nervore të Musk, që po zhvillon një implant për të ndërhyrë direkt në trurin e njeriut. Lajmi, është dhënë nga vetë kreu i ‘SpaceX’ në një intervistë në podcastin e Joe Rogan.

Objektivi, sipas Musk, është shfrytëzimi i informatikës për riparimin e zonave të trurit të dëmtuara nga incidente apo sëmundje neurologjike, pra për t’i rikthyer në këtë mënyrë funksionalitetet e humbura pacientëve.

Nëse një pacient vuan nga alzheimer, me këtë lloj teknologjie dhe lidhjen tru-kompjuter, mund t’i rikthehet memorja dhe kujtimet, ndërsa për një njeri që ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore mund t’i rikthehet aftësia për të lëvizur këmbët apo duart. Sipas projektit, teorikisht duhet të hiqet një pjesë e vogël e kafkës prej rreth 2 cm, dhe aty do të montohet një pajisje e vogël që do të shërbejë për këtë lidhje me teknologjinë.

Lexoni: NASA miraton fluturimin e parë hapësinor me një raketë amerikane SpaceX

“Ende ka shumë punë për të bërë,” tha Musk kur foli me Rogan. “Unë mendoj se brenda një viti do të kemi mundësi ta realizojmë këtë, duke iu rikthyer njerëzve disa nga funksionalitetet, që ata kanë humbur”. “Çipi potencialisht mund të përdoret për të rikthyer shikimin, dëgjimin dhe lëvizjen e gjymtyrëve përveç adresimit të sëmundjeve që ndikojnë në tru”, pohon Musk.

Pajisja do të implantohet direkt në kafkë për të mundësuar që fijet e elektrodës të ndërlidhen me zona të caktuara të trurit, sipas Musk.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0