Elis Lulja shqiptari që bëhet pjesë e gjigantit botëror të teknologjisë

Elis Lulja shqiptari që bëhet pjesë e gjigantit botëror të teknologjisë


Elis Lulja është një tjetër shqiptar, që i bashkohet stafit të një prej gjigandëve botëror të tekonologjisë. Ai tashmë ka një kontratë një vjeçare me kompaninë lider amerikane në botë për ndërtimin e pajisjeve të specializuara të rrjetit, ‘Cisco’.

Ishte vetëm 4 vjeç kur u largua në drejtim të Italisë dhe së bashku me familjen e tij u sistemua në Sanremo. Elisi ka studiuar në Universitetin Politeknik të Torinos, ku është diplomuar në degën e inxhinierisë informatike. Për shkak të punës, Elisi është zhvendosur në San Jose në zonën e Kalifornisë, aty ku në fakt gjendet edhe selia e kompanisë, për të cilën ai punon.

Ishte profesori i tij ai që e kishte rekomanduar Elisin në këtë kompani, pasi kishte parë aftësitë e tij në këtë fushë.

“Isha duke punuar në tezën time të diplomës, u përqëndrova në një temë që është shumë afër detyrave, për të cilat unë jam përgjegjës tani. Drejtuesi im i diplomës kontaktohet nga një mik i ngushtë i tij që punon në Amerikë, pikërisht në San Jose, ku dhe i është kërkuar informacion nëse njeh persona me përvojë në shërbimet Cloud”, thotë ai për BusinessMag.al.

Lexo: Ervis Trupja, shqiptari që i bashkohet ekipit të LinkedIn

Një pikë shumë të fortë Elisi cilëson vendosmërinë e tij dhe pasionin për këtë fushë. Ai thotë se në këto vite studime dhe ekperiencë, ka mësuar se gjërat e vështira të bëjnë të rritesh më shumë nga ana profesionale.

Zhvendosja e tij në Amerikë nuk ka qenë shumë e lehtë dhe ambientimi me vendin, kulturën ka qenë një sfidë më vete.

Në bisedën me të, Elisi thotë se ka shumë dëshirë të vizitojë Shqipërinë, pasi ka dëgjuar shumë për të. Ka një kureshtje për vendin e tij dhe një dëshirë shumë të madhe për të kontribuar për të.

“Do të ishte nder për mua që të kontribuoja sado pak për vendin tim në fushën, ku jam specializuar. Jam krenar dhe i lumtur që Shqipëria po zhvillohet dhe po rritet me hapa të sigurt”, shton më tej ai.

Ai i është falenderues familjes së tij që ka bërë shumë përpjekje për ta mbështetur dhe të gjithëve atyre që besojnë në potencialin e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0