Elevator Lab, sot dita e fundit e aplikimit - Business Magazine Albania

Elevator Lab, sot dita e fundit e aplikimit

Elevator Lab

Sot është dita e fundit e aplikimit në “Elevator Lab”.  Startup-et me ide të reja në fushën e teknologjisë bankare janë ende në kohë të aplikojnë.

Ky format Bootcamp ofron mundësinë e zhvillimit të një produkti minimal të zbatueshëm (MVP) me ndihmën e ekspertëve të sistemit bankar. Bootcamp do t’ju ofrojë startup-eve lokale një program arsimor, i cili do të shërbejë si një biletë hyrëse në botën e startup-eve.

Programi i përbashkët “Elevator Lab Kosovë & Shqipëri 2020” zhvillohet nga Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri për të dytin vit radhazi, duke sjellë si risi në këtë edicion prezantimin e formatit Bootcamp.

Lexo: Elevator LAB Bootcamp prezantohet me komunitetin e startup-eve të OFIÇINËS

Po kërkohen individë ose kompani të apasionuara me idetë e tyre, që kanë vullnet dhe vizion për të krijuar një zgjidhje që mund të jetë e vlefshme për sektorin në nivel lokal dhe global.

Edhe këtë vit, qëllimi i programit është t’i ofrojë komunitetit të fintech dhe startup në të dyja vendet mundësinë për të paraqitur ide si pjesë e këtij konkursi. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë më idetë dhe zgjidhjet e tyre në këto fusha:

Retail (Retail Banking)

Korporatë (Corporate Banking)

Tregjet Kapitale (Capital Markets)

dhe zgjidhje të tjera inovative bankare.

Thirrja për aplikime filloi me 30 shtator dhe mbyllet sot me 26 tetor 2020.

Nisma u prezantua në disa inkubatorë dhe komunitete startup-esh.

Gara vazhdon me “Bootcamp Weekend” që do të mbahet virtualisht, duke vazhduar pastaj me mentorim për finalistët para prezantimeve finale pranë një jurie profesionale.

APLIKO TANI dhe bëhu pjesë e programit “Elevator Lab Bootcamp Kosovë & Shqipëri 2020” ku do të keni mundësinë të fitoni çmime monetare, këshillim dhe mbështetje nga Raiffeisen Bank Kosovë & Shqipëri, përkrahje dhe shërbime të inkubimit nga Innovation Center Kosovo dhe Neë Media Communications, si dhe mundësi të tjera bashkëpunimi.

Programi “Elevator Lab” është një program inovativ, i cili për herë të parë u prezantua në qershor të vitit 2017 nga Raiffeisen Bank International (RBI) në Vjenë, pjesë e të cilit ishin edhe të gjitha bankat e rrjetit RBI, duke përfshirë këtu edhe Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Shqipëri.

Elevator Lab” është bërë tashmë akseleratori fintech më i madh në Europën Qendrore dhe Lindore. Prandaj, zbatimi i këtij programi edhe në Kosovë e Shqipëri paraqet një mundësi të veçantë për komunitetin fintech dhe startup që veprojnë në këto dy vende të konkurrojnë dhe të përfitojnë një përvojë të re duke bashkëpunuar me profesionistë të fushave të ndryshme bankare.

Deri më tani, kompanitë fituese të cilat kanë bashkëpunuar dhe kanë zhvilluar idetë e tyre si pjesë e programit “Elevator Lab” në Kosovë dhe Shqipëri janë: Symmetric, AR Vision, dhe AILend.

Për më shumë informacion rreth këtij programi mund të vizitoni faqen e internetit: https://elevator-lab.com/bootcamps/regional-2/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0