Eksportet e produkteve bujqësore janë rritur ndjeshëm në dy muajt e fundit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca iu referua raportit të Tregtisë së Jashtme, të publikuar nga INSTAT gjatë kësaj jave, sipas të cilit, “eksportet e produkteve bujqësore për muajin Maj 2023 dhe periudhën Janar-Maj 2023 (5-mujori 2023) shënojnë rritje dominante në grupmallrat “Ushqim, pije, duhan”.
Për 5-mujorin, ky grup është zgjeruar me 15%. Sipas INSTAT, eksportet e grupmallrave “Ushqim, pije, duhan” u rritën në sasi dhe vlerë, respektivisht me +11.3% në sasi dhe rritje +15.3% në vlerë.
Lexo: Çfarë është nëndetësja turistike Titan dhe çfarë mund të ketë ndodhur me të?
Në maj rritja ishte gati 25 %. Sipas INSTAT, gjatë muajit maj 2023 eksportet e grupmallrave “Ushqim, pije, duhan” u rritën +26.5 % në sasi dhe +24.6 % në vlerë.
Ministrja Krifca theksoi se, rritjen e eksporteve e ka mundësuar zgjerimi i prodhimit bujqësor vendas falë përpjekjes dhe punës së palodhshme të fermerëve, por edhe falë mbështetjes së qeverisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.