Eksplorimi i planetit Mars

Eksplorimi i planetit Mars

planetit Mars

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkura Arabe dhe Kina kanë në plan të lëshojnë veçmas anije hapësinore robotike drejt planetit Mars. Planeti i kuq prej shekujsh ka magjepsur njerëzimin. Por vetëm në gjashtë dekadat e fundit, ndërsa anijet hapësinore kanë vizituar planetin e kuq, shkencëtarët kanë mësuar më shumë lidhur me planetin fqinj në sistemin tonë diellor.

Marsi, planeti i katërt në sistemin tonë diellor, është sa gjysma e madhësisë së Tokës. Planeti ka një diametër prej afro 6760 kilometrash dhe ka dy hëna të quajtura “Phobos” dhe “Deimos”.

Temperaturat shkojnë nga minus 140 gradë celsius në 30 gradë celsius. Graviteti është 62,5 përqind më i vogël se sa në Tokë. Atmosfera e atij planeti përbëhet pothuajse tërësisht nga dioksidi i karbobit, rreth 96 përqind. Profesori i astrofizikës Chris Lintott me Universitetin e Oksfordit, e përshkruan planetin si një vend të tmerrshëm:

“Është më i thatë se shkretëtira më e thatë në Tokë dhe pothuajse nuk ka fare atmosferë dhe në atë pak që është, nuk mund të marrësh frymë. Planeti përbëhet nga një lloj rëre e kuqe. Erërat në atë atmosferë të hollë shkaktojnë shtëllunga pluhuri që përhapet kudo.”

Gjatë viteve të fundit, shkencëtarë nga NASA dhe Evropa kanë studiuar zonat e largëta të Australisë, strehë e disa prej formave më të vjetra të jetës tashmë të fosilizuara.

Shkencëtarja Susanne Schwenzer, e cila ka punuar me Nasën, e krahason planetin Mars me shkretëtirën Atacama të Kilit:

“Planeti Mars është një vend shumë i thatë si rezultat i atmosferës së hollë. Në bazë të sezoneve, temperaturat bien deri minus 50 gradë.”

Planeti i kuq është objektiv i njohur për eksplorime. Mjetetet e automatizuara robotike të quajtura rover, mbledhin kampione në sipërfaqen e planetit ndërsa sondat ekzaminojnë nga orbita. Fotografitë e para nga planeti u morën në vitin 1964 nga anija hapësinore Mariner 4 e Nasës.

Që nga viti 1976 shkencëtarët kanë kërkuar të gjejnë molekula organike në Mars. Pas 15 vitesh kërkimesh gjeologjike, roveri “Opportunity” i Nasës i pajisur me kamera dhe instrumente për analizimin e shkëmbinjëve dhe dheut, vitin e kaluar o njoftua se kishte pushuar së funksionuari.

Arritja më e madhe ishte zbulimi i provave se Marsi në lashtësi kishte patur ujë të rrjedhshëm në sipërfaqe dhe mundësisë për të mbështetur jetën e mikrobeve.

“Fluturimi i parë mbi Mars në vitin 1964 tregoi disa kratere dhe shterpësi. Kamerat atëherë nuk kishin qartësinë e duhur për të parë detaje. Më vonë kur dërguarm dy automjetet robotike në spërfaqen e planetit e kuptuam më mirë përbërjen gjeologjike. E dimë që shkëmbinjtë kanë përbërje elementësh si hekuri, kalciumi, magnezi, që janë shumë të rëndësishme për të krijuar një mjedis”, thotë shkencëtarja Susanne Schwenzer.

Shkencëtarët besojnë se planeti Mars dikur ka qënë krejt ndryshe dhe ndoshta i ngjashëm me Tokën. Copra akulli të vëna re më parë në Mars lën të kuptohet për të një kaluar me ujë në atë planet.

Lucinda Offer drejton organizatën jofitimprurëse “The Mars Society”, e cila nxit eksplorimet e planetit nga njeriu dhe përbëhet nga vullnetarë nga e gjithë bota.

“Mund të supozojmë se Marsi dikur ka patur një atmosferë më të trashë. Provat gjeologjike në sipërfaqen e planetit tregojnë që ka patur ujë të rrjedhshëm. Pra, ne mund të imagjinojmë se planeti Mars dikur ka patur të paktën ujë”, thotë ajo.

Shkencëtarët e NASA-s njoftuan se mjeti robotik ‘Curiosity’ kishte gjetur molekula organike të ruajtura në shtratin tre miliard vjeçar të një liqeni. Kjo sugjeron se Marsi dukur mund të ketë patur kushte të favorshme për jetën. Shkencëstarët po ashtu konfirmuan rritjen e gazit të metanit në atmosferën marsiane. Hulumtuesit thonë se nuk mund të përjashtojnë mundësinë e një burimi biologjik.

Shkencëtarët pajtohen mbi nevojën e anijve më të fuqishme hapësinore dhe sjelljen e kampioneve në Tokë, për studime që të provohet nëse organizma të vegjël si bakteria kanë egzistuar ndonjëherë në planetin e kuq.

“Kina, India, NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës po kërkojnë të zbulojë nëse ka jetë në Mars. Janë të gjitha këto vende që po bëjnë kërkime. Dhe nëse gjejmë jetë atje atëherë lind pyetja se çfarë do të bëjmë atje”, thotë zonja Offer.

Shkencëtarët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina dhe Shtetet e Bashkuara shpresojnë që të marrin më shumë të dhëna ndërsa misionet e tyre nisen drejt planetit të kuq nga fundi i këtij muaji./VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0