Eksperti i Oksfordit: Origjina e COVID-19 mund të mos jetë Kina

Eksperti i Oksfordit: Origjina e COVID-19 mund të mos jetë Kina

COVID-19

Edhe pse është folur shumë se origjina e Covid-19 është Kina, doktor Tom Jefferson nga Universiteti i Oksfordit thotë se kjo mund të mos jetë e vërtetë.

Në një intervistë për “Telegraph”, ai është shprehur se koronavirusi mund të ketë qenë i fjetur dhe mund të jetë shfaqur në momentin kur kushtet e mjedisit kanë qenë të favorshme për të. Jefferson argumenton se ka dëshmi gjithmonë në rritje se virusi ekzistonte diku tjetër para se ai të shfaqej në Azi.

Një javë më parë, virologët spanjollë bënë të ditur se kishin arritur të gjenin gjurmë të virusit në mostrat e ujërave të zeza në mars të vitit 2019, nëntë muaj para se Covid-19 të zbulohej në Kinë. Po ashtu, edhe shkencëtarët italianë kanë gjetur mostra të koronavirusit në ujërat e zeza në Milano dhe Torino në mesin e dhjetorit, shumë javë para se të zbulohej rasti i parë. Mostra të tilla janë zbuluar edhe në Brazil në muajin nëntor.

Lexoni: Shkencëtarët: COVID-19 edhe më i rrezikshëm, përhapet nga ajri

“Shumë viruse qëndrojnë të fjetur në të gjithë globin dhe shfaqen kur kushtet janë të favorshme. Kjo do të thotë se ata edhe mund të zhduken. Ku shkoi Sars 1? Thjesht u zhduk. Unë mendoj se virusi ishte këtu. Këtu do të thotë kudo. Situata të ngjashme kanë ndodhur edhe me gripin spanjoll. Në vitin 1918, rreth 30% e popullsisë në Samoan Perëndimore vdiqën nga gripi spanjoll dhe ata nuk kishin pasur asnjë komunikim me botën e jashtme”, shprehet Tom Jefferson.

“Shpjegimi për këtë është se disa viruse nuk vijnë nga diku apo nuk shkojnë askund. Ata janë gjithmonë këtu dhe një faktor tjetër ndikon që ata të bëhen aktivë. Kjo është ajo që ne duhet të kërkojmë”.

Jefferson beson se virusi mund të transmetohet edhe nëpërmjet sistemit të kanalizimeve apo në ambientet e përbashkëta të tualeteve dhe jo vetëm përmes kontaktit, kollitjes apo teshtimës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0