Eksperti britanik: Virusi nuk do të zhduket as me vaksinën - Business Magazine Albania

Eksperti britanik: Virusi nuk do të zhduket as me vaksinën

Koronavirusi ndoshta nuk do të zhduket kurrë dhe as një vaksinë nuk do ta ndalojë atë plotësisht. Kështu është shprehur figura kryesore e luftës së bluzave të bardha kundër pandemisë në Britaninë e Madhe, Sir Patrick Vallance. Këshilltari kryesor shkencor, duke folur me anëtarët e Dhomës së Lordëve, tha se virusi një ditë do të bëhet si gripi dhe se do të shkaktojë shpërthime çdo vit.

Ai tha se ministrat dhe ekspertët duhet të ndalojnë ‘premtimet e tepërta’ dhe të jenë realistë rreth perspektivave të një vaksine dhe afateve kohore të mundshme për një të tillë. Sir Patrick tha se nuk ka të ngjarë që ky shpërthim të përfundojë para pranverës, duke u bërë jehonë paralajmërimeve të tij të mëparshme dhe të kolegut të tij profesor Chris Whitty se lufta kundër Covid-19 do të jetë e gjatë. “Unë mendoj se nuk ka gjasa që ne të përfundojmë me një vaksinë vërtet sterilizuese – dmth diçka që e ndalon plotësisht infeksionin – dhe ka të ngjarë që sëmundja të qarkullojë dhe të jetë endemike”– tha Sir Patrick në një takim të Komitetit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Lordëve pasditen e së hënës.

LEXO: Koronavirusi: a po qarkullojnë fake news më shpejt në rrjetet sociale?

“Ky është vlerësimi im më i mirë dhe mendoj se është pikëpamja e shumë njerëzve në SAGE se ky është një rezultat i mundshëm. Është e qartë, ndërsa menaxhimi bëhet më i mirë, ndërsa vaksinoheni, gjë që do të zvogëlojë mundësinë e infektimit dhe ashpërsinë e sëmundjes, kjo fillon të duket më shumë si grip vjetor se sa çdo gjë tjetër. Ky mund të jetë drejtimi në të cilin do përfundojmë.”- ka deklaruar Wallace.

Gripi është aq i vështirë për t’u kontrolluar sepse virusi pëson shpejt mutacione – ndonjëherë një herë në vit ose më shumë – që do të thotë se mbrojtja nga vaksinat e mëparshme nuk zgjat shumë. Sir Patrick tha se kjo mund të ndodhë me Covid-19, megjithëse dha një rreze shprese se koronavirusi nuk pëson mutacion askund aq shpejt. Kjo ngre perspektivën që njerëzit mund të jenë në gjendje të zhvillojnë imunitet afatgjatë ndaj tij.

DAILY MAIL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0