Eksperienca e re e blerjeve në Nju Jork, një dyqan fizik vetëm me rroba dixhitale - Business Magazine Albania

Eksperienca e re e blerjeve në Nju Jork, një dyqan fizik vetëm me rroba dixhitale

Eksperienca e re e blerjeve në Nju Jork, një dyqan fizik vetëm me rroba dixhitale

Platforma e modës “ ZERO10” është bashkuar me “Crosby Studios”, duke krijuar një dyqan pop-up në SOHO të Nju Jorkut me veshje ekskluzivisht dixhitale. Brenda dyqanit nuk ka asgjë të vërtetë, por vetëm një koleksion virtual me pesë krijime, të cilat ishin në dispozicion për shitje në vend.
I frymëzuar nga videolojërat, koleksioni përbëhet nga një fanellë me kuadrate, një T-shirt, një kapuç leopardi me pixel dhe pantallona që “zhduken”.

Në dhomën e testimit, vizitorët skanuan kodet QR që i çuan në aplikacionin e ZERO10. Aty mund t’i provonin rrobat në kohë reale ose me foto, duke i mbivendosur në çdo foto që kishin ruajtur në celularin e tyre dhe duke i shpërndarë në rrjetet sociale.

Ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për mua të rimendoja konceptin e modës me këtë koleksion të botuar të kufizuar dhe doja ta bëja këtë duke rishpikur të gjithë përvojën e shitjes me pakicë, nga mjedisi i dyqanit deri tek vetë rrobat që klientët mund të blejnë”, tha Harry Nuriev, themelues i Crosby Studios, i cili projektoi koleksionin./ CNN.gr

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0