Studimi, “Përgjigjia e TV-së: Rregulla të reja, role të reja”, i autorizuar nga Thinkbox dhe i udhëhequr nga GroupM, vëzhgoi tipe të ndryshme të përgjigjieve nga reklamat, duke përfshirë reagimet nëpërmjet e-commerce (pra shitjet online), hapësirave fizike të pikave të shitjes dhe telefonatave ndërmjet shumë kanaleve. Në analizë u morën një total prej 1.38 milionë spote televizive, ku shfaqeshin 43 reklamuesë nga 9 sektorë.
GroupM tregoi se mediat nxisnin deri në 39% të shitjeve të reklamuesve në një periudhë afatshkurtër-afatmesme (brenda tre muajve nga përfundimi i fushatës), dhe më hollësisht 33% e shitjeve që nxiteshin nga mediat ishin meritë e reklamimeve nga televizioni, më shumë se nga çdo kanal tjetër shitjeje. 22% vinin nga kërkimet online të paguara, 12% nga shfaqjet online të produkteve, 10% nga filialet, 8% nga fotot, 8% posta direkte, 3% radio dhe 1% kanale të tjera.
Televizioni gjithashtu nxiti një përgjigjie nëpërmjet kanaleve të ndryshme në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke bërë që 31% e të gjitha shitjeve nga media të shpërndahen nëpërmjet telefonit, 35% e shitjeve të shpërndahen nga hapësirat fizike të pikave të shitjes dhe 32% të realizuara nga trafiku në internet (duke përfshirë edhe reklamimin e papaguar).
Përveç kësaj, TV ishte përgjegjës për 44% të të gjitha ndërveprimeve të markave të nxitura nga mediat në Facebook (psh: pëlqimet dhe komentet). Ky efekt i televizionit në Facebook ishte i dyfishtë: në radhë të parë, ekspozimi ndaj reklamave në televizor i bënte konsumatorët që të angazhoheshin direkt në Facebook; së dyti, TV rriste në mënyrë domethënëse volumin e shitjeve dhe direkt pas blerjeve konsumatorët linin përshtypjet e tyre në Facebook.
Dhe një tjetër zbulim intersant i GroupM ishte se 80% e përgjigjieve gjeneroheshin pasi një shikues e kishte parë reklamën për të parën ose të dytën herë. Kjo sugjeron se fushatat me përgjigjie të drejtëpërdrejtë duhet të maksimizojnë numrin e individëve ndaj të cilëve ekspozohet reklama dhe duhet të minimizojë numrin e herëve që një person i vetëm i ekspozohet reklamës kur ai kishte parë deri në dy herë të njëjtën reklamë. Kjo do të ishte zgjidhje më e mirë se investimet e vazhdueshme në fushata të tilla që kanë një frekuencë të lartë ditore për impresionimin e publikut.
“Kemi nevojë të ndryshojmë mënyrën se si planifikojmë për të blerë një televizor, një sfidë për agjensitë e mediave dhe për pronarët e mediave,” ka thënë David Beale, Zëdhënës për Mediat në MediaCom.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.